Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Nisin projektet e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Katanias

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

04

Maj

Nisin projektet e bashkëpunimit midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit të Katanias

4 Maj @ 8:00 am - 5:00 pm
Një delegacion nga Universiteti Bujqësor i  Tiranës, i kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, u prit nga Rektori i Universitetit të Katanias, Francesco Priolo dhe nga pedagogët e Departamentit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mjedisit.
Ky takim u zhvillua në kuadër të ndërkombëtarizimit të institucioneve arsimore dhe krijimin e marrëveshjeve bashkëpunuese mes tyre në nivel të studentëve, stafit akademik dhe kërkimit shkencor.
Rektori Priolo shprehu gadishmërinë për të aktivizuar një kurs studimi në dobi të studentëve për një “diplomë të dyfishtë”, në fushën e shkencave bujqësore.
Në këtë takim u vendos një shkëmbim ndërinstitucional si pjesë e projektit Erasmus + International Credit Mobility (ICM-KA107).
Ditët e para të muajit prill, Universiteti i Katanias ka pritur disa studentë shqiptarë dhe libanezë, për një periudhë praktike në laboratorët e departamenteve të Universitetit.
Rektori Sallaku, drejtues i të vetmit institucion shqiptar që ofron trajnime në sektorin e shkencave bujqësore, shoqërohej edhe nga Zëvendës Rektori Ilir Kapaj, Drejtori Administrativ Edmond Terthorja dhe Profesor Alban Ibraliu, pedagog i Fakultetit të Bujqësisë.
Sallaku ka deklaruar se për të rritur numrin e të diplomuarve në sektorin e bujqësisë në vendin tonë, fokusi është përqëndruar në ndërkombëtarizimin e kurseve, duke u ofruar studentëve mundësinë për të ndjekur kurse jashtë vendit dhe për të marrë diplomën e dyfishtë shqiptare dhe italiane.
Programi i aktiviteteve të delegacionit të UBT-së gjatë qëndrimit të tyre në Katania do të jetë intensiv. Ata do të marrin pjesë në një sërë takimesh në selinë e departamentit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mjedisit për tema me interes të përbashkët shkencor (ndotja e tokës, teknologjitë ushqimore, kulturat mjekësore, me vëmendje të veçantë në kontekstin shqiptar). Po ashtu, do të vizitojë edhe fermat në zonën e Etnas, që tashmë kanë partneritet me departamentin e Katanias, në pritje të zbatimit të marrëveshjeve për mobilitetin e pedagogëve, stafit dhe studentëve.