Qëllimi i këtij projekti është krijimi i programeve të përbashkëta në Doktoraturë sipas standarteve europiane të kualifikuara me qëllim rritjen e cilësisë dhe të qëndrueshmërisë në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit.
Në takim u fol edhe për bashkëpunimin e deritanishëm të UBT-së me universitetet partnere të Bashkimit Evropian për krijimin e programeve të përbashkëta standarte në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve nëpërmjet Diplomave Dyshe dhe doktoratuarve nëpërmjet marrëveshjeve bilaterale ndëruniversitare.
Zv. Rektoria e UBT Erinda Lika tha se UBT ka 40 asistentë lektorë, kandidatë të programit PhD, të cilët janë përfshirë në mësimdhënie dhe kërkim shkencore, një pjesë e konsiderueshme e tyre do të kryejnë studimet e tyre PhD, si pjesë të marëveshjes se UBT me disa nga vendet e BE.
Përfaqësuesja e këtij projekti në vendin tonë, Magdalena Cara vlerësoi bashkëpunimin për realizimin e këtij projekti dhe krijimit të kësaj mundësie të artë për studentët dhe stafin pedagogjik.
Ndërkohë, kordinatorja e projektit Renata Bažok theksoi se ky projekt në kuadër të standartizimit të programit të doktoraturave të përbashkëta do të ofrojë gjithashtu edhe shkëmbim të stafit akademik.