Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua një workshop në kuadër të projektit “Incremento dei servizi ecosistemici atraverso la condivisione di approcci metodologici per la gestione sostenible delle citta.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

01

Tet

Në Universitetin Bujqësor të Tiranës u zhvillua një workshop në kuadër të projektit “Incremento dei servizi ecosistemici atraverso la condivisione di approcci metodologici per la gestione sostenible delle citta.

1 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm
 Green frames for sustainable and hopeful cities”, Rajoni i Puglias.
Qëllimi i projektit ka të bëjë me zbatimin dhe aplikimin e praktikave të qëndrueshme urbane, të fokusuara te menaxhimi i duhur i trashëgimisë së gjelbër urbane, që synojnë rritjen e cilësisë së standardeve të jetës në qytete, duke promovuar marrëdhëniet midis institucioneve dhe komunitetit.
Delegacioni italian, i pritur nga Rektori i UBT, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, u përfaqësua nga Dott. For. Giuliano Rocco Romanazzi, President i Shoqatës Meridiana Onlus dhe Ing. Maria Mansueto; Avv. Giovanni Mastrangelo, Kryetar i Komunës Gioia del Colle dhe Dott. Andrea Benagiano, Këshilltar për gjelbërimin urban në këtë komunë; Dott. Giuseppe Santoiemma, Drejtor për Ambientin, Ajrin dhe Zhvillimin në Komunën e Gioa del Colle; Prof. Massimo Barnaba (Pedagog në Institutin Bujqësor Caramia -Gigante dhe Raimondo Dormio, studente.
Ky projekt ka si objektiv kryesor shpërndarjen e njohurive tekniko-shkencore know-how dhe teknikave të monitorimit mjedisor me anë të remote sensing, midis partnerëve me qëllim eksperimentimin në nivele të ndryshme të teknikave të dobishme për mbrojtjen/ mirëmbajtjen/ monitorimin e hapësirave të gjelbra publike për të luftuar ndryshimet klimaterike.
Nё kuadёr tё kёtij projekti, Universitetit tonё i ёshtё dhuruar njё pajisje monitoruese e cilёsisё sё ajrit (AirQino) e cila nё Korrik 2021 u instalua mjediset e UBT-sё pranё godinёs sё stacionit meteorogjik. Kjo pajisje monitoron tregues të tillё si CO, CO2, NO2, O3, pm2.5, pm10, temperatura dhe lagёshtia. Falë saj mund të shikohen stacionet aktive mbi territor dhe të konsultohemi mbi nivelet e parametrave të hulumtuar, në kohë reale dhe mesataret e çdo ore për 7 ditët e fundit.