🔍Qëllimi i këtij leksioni fokusohet tek rëndësia që ka kërkimi në hapësirat publike, duke kuptuar tipologjitë dhe duke analizuar në detaj të gjitha komponentët në mënyrë që të bëhen propozimet e duhura për hapësirën publike.
📌Gjatë kërkimit rëndësi i kushtohet elementëve të studimit, strukturës së prezantimit, si edhe strukturës fizike që ka prezantimi i kërkimit shkencor.
📍Gjatë leksionit Prof. Jano u shpjegoi studentëve në mënyrë vizuale se si ndikojnë elementët dhe tipologjitë e ndryshme në hapësirën publike.