Përvjetori i 70-të i Universitetit Bujqësor të Tiranës u kremtua me një sërë aktivitetesh e një ndër to ishte edhe ndarja e disa çmimeve për pedagoge/ë të UBT-së. Edhe pse disa prej tyre nuk jetojnë më, Rektorati mendoi të vlerësonte kontributin e dhënë prej secilit prej tyre me tituj nderi e mirënjohjeje, dhënë familjarëve apo të afërmve që ishin prezent në këtë event. Mirënjohje e veçantë u shpreh nga Rektori Fatbardh Sallaku jo vetëm për ata që kanë lënë gjurmë prej dekadash në historinë e UBT-së, por edhe për ata të cilët janë aktualisht pjesë e stafit akademik të universitetit më të vjetër në vend. Ai u shpreh falenderues ndaj të gjithë stafit të tij për të cilin u organizua edhe një darkë në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi. Përgjatë darkës organizuar në ambientet e kampusit universitar, u zhvillua edhe ceremonia e ndarjes së titujve të propozuar nga fakultetet përkatëse të UBT-së.
Me titullin “Nderi i UBT” u vlerësuan: Leandro Haxhi (FEA); Seit Shallari (FBM), Shpend Shahini (FBM), Endrit Kullaj (FBM), Zydi Teqja (FBM); Donika Mirdita (FSHV), Vasil Tagari (FSHV), Pranvera Çabeli Kusi (FSHV), Luljeta Dhaskali (FSHV); Qevqep Kambo (FBU), Valentina Arapi (FBU) dhe Kristaq Qendro (FSHP).
Me titullin e mirënjohjes, me çmime të akorduara nga dekanët përkatës u vlerëuan si më poshtë vijon: nga FEA; Gazmend Malo, Jurisan Vathi, Galantina Canco, Kristaq Pata, Rexhep Çuko e Parashqevi Rrapo:
FBM; Ferdi Brahushi, Romina Koto, Irena Duka, Petrit Rama, Bari Hodaj, Dionis Çakalli, Thanas Ruci, Foto Kashta, Nikollaq Bardhi, Lumturi Papa, Drita Çaushi, Petrit Havari, e Valbona Kolaneci.
FSHV; Ilirjan Kumbe
FBU: Vladimir Bano, Aleko Xoxa, Nos Nosi, Marieta Leka, Gani Shahi, Sofika Vesho, Merita Shurdhi e Amali Lico.
FSHP: Ina Vejsiu e Entela Lato
IRGJ: Sokrat Jani
Pas përfundimit të ceremonisë së ndarjes së çmimeve të mësipërme festa vijoi në atmosferën e gëzueshme të muzikës së mirë e ushqimit të përzgjedhur. Qindra anëtarë të stafit të UBT-së u bënë bashkë në këtë aktivitetet festiv i cili i dha një tjetër dinamikë kremtimeve me rastin e 70-vjetorit të UBT-së.