Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

​​Ndërtohen ura të reja për bashkëpunim zyrtar mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Iowa State University në USA

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

16

Sht

​​Ndërtohen ura të reja për bashkëpunim zyrtar mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Iowa State University në USA

16 Shtator @ 8:00 am - 5:00 pm
​​Në vazhdën e qëndrimit në USA, Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës Prof. Dr. Fatbardh Sallaku ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me drejtues të lowa State University në USA.
Në takimin e zhvilluar me Prof. Daniel Robison, Dekan i Kolegjit të Bujqësisë dhe Shkencave të Jetës, u diskuta për mundësinë e vendosjes së bashkëpunimit zyrtar ndërmjet dy institucioneve. Palët ranë dakort që të dy  institucionet do të përpiqen të nxisin bashkëpunimin përmes një game të gjerë aktivitetesh, të cilat në një afat kohor të shkurtër do të përfshijnë fillimin e shkëmbimit të doktorantëve, sidomos vizita dhe qëndrime afat shkurtra të stafit akademik dhe kërkimor (postdoktoraturë), në kuadër të programit fullbright dhe financimeve nga vete Iowa State University. Po kështu u dakordësuar për fillimin e shkëmbimeve dhe vizitave afatshkurtra të anëtarëve të Fakultetit dhe stafit kërkimor,  zhvillimin e kurseve të trajnimit ose konferencave të përbashkëta, duke përfshirë stafet dhe studentët e të dy universiteteve si dhe palë të tjera.
Në takimin e zhvilluar me Prof. David Acker, Drejtor i Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm Rural si dhe Zv. Dekan për Mbështetjen Globale, u diskutua mbi vendosjen e marrëdhënieve zyrtare ndërmjet Iowa State University dhe UBT. Dr. Acker, si ish-anëtar i Bordit të Administrimit të Shkollës Amerikane në Selanik gjatë periudhës 1994-2002 dhe një mik i UBT, theksoi nevojën e përsëritjes dhe vazhdimit të të njëjtit model bashkëpunimi që UBT ka patur me këtë shkollë në vitet ’90 në kuadër të projekteve të ndryshme. Ai garantoi mbështetjen reale të Iowa State University në të gjithë aspektet e zhvillimit të UBT, por mbi të gjitha në lidhje me misionin e tretë të Universitetit, në sistemin e transferimit të njohurive dhe teknologjisë dhe sistemit të njohurive dhe inovacionit bujqësor (AKIS) në tërësi, në lidhje me bujqësinë, mjedisin, ushqimin, pyjet dhe zhvillimin rural, bazuar në modelin e Iowa State University, si një ndër Universitetet më të mira në SHBA në fushën e ekstenisionit bujqësor.
Në takimin e organizuar me Dr. John Lawrence, Zëvendës President i Iowa State University, u konfirmua mbështetja e këtij Universiteti në drejtim të mbështetjes së UBT për  rikonsiderimin e rolit të tij në fushën e ekstensionit bujqësor me qëllim adresimin e sfidave që zhvillimi bujqësor dhe rural ndesh në vend. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 2023, një ekip nga Iowa State University do të vizitojë Universitetin Bujqësor me qëllim konkretizimin real të këtyre zhvillimeve.