UBT ka numrin më të lartë të këtyre degëve, që konsiderohen edhe me rëndësi kombëtare, ku përfshihen degët e kultivimit dhe prodhimit, pyjet, veterinaria etj.
Rektori i UBT, Prof Dr. Fatbardh Sallaku tha se kjo nismë ka qenë një thirrje e vazhdueshme nga vetë Universiteti për Ministrinë e Arsimit, ashtu sikurse ka qenë edhe kërkesa e uljes së mesatares në 8 për maturantët përfitues të kësaj ndihme financiare.
Duke qenë një vend me bujqësi të zhvilluar, Sallaku tha se kërkesa e tregut për profesionistë të fushës është e lartë, çka sjell dhe punësim të sigurt kryesisht për profesionet e agronomit, zooteknikut, inxhinierit të pyjeve dhe veterinerit.