Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Më 20 shtator 2022, Universiteti Bujqësor i Tiranës, GIZ-programi i ujit (CPWS) dhe Technologie Zentrum Wasser (TZW), inauguruan zyrtarisht laboratorin mikrobiologjik të “Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm” për COVID-19, në ambientet e Universitetit Bujqësor në Tiranë.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

01

Tet

Më 20 shtator 2022, Universiteti Bujqësor i Tiranës, GIZ-programi i ujit (CPWS) dhe Technologie Zentrum Wasser (TZW), inauguruan zyrtarisht laboratorin mikrobiologjik të “Sistemit të Paralajmërimit të Hershëm” për COVID-19, në ambientet e Universitetit Bujqësor në Tiranë.

1 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm
Ky sistem do të monitorojë ujërat e ndotura për SARS-CoV-2 në Shqipëri, duke ndërtuar dhe vënë në funksion një laborator për analizat biologjike molekulare si bazë për “Sistemin e Paralajmërimit të Hershëm (EWS)” të synuar.
Qëllimi është përdorimi me efikasitet i një burimi të ri informacioni të pavarur mbi përhapjen e virusit dhe variantet e tij, i cili do të japë një kontribut të rëndësishëm dhe me kosto efektive në vendimmarrjen e shëndetit publik. Ky hulumtim ofron mundësinë që Shqipëria të ketë në kohë reale sistemin e mbikëqyrjes të biomarkerëve SARS-CoV-2, por edhe gjeneve të rezistencës ndaj antibiotikëve dhe viruseve të tjera.