Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Karta e studentit/ Agjencia e Rinisë takim në UBT: Ka pafund mundësi për të rinjtë, shfrytëzojini!

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

05

Pri

Karta e studentit/ Agjencia e Rinisë takim në UBT: Ka pafund mundësi për të rinjtë, shfrytëzojini!

5 Prill @ 8:00 am - 5:00 pm
Përfaqësues nga Agjencia e Rinisë pranë Bashkisë së Tiranës, kanë zhvilluar sot një takim me studentët në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit për të informuar rreth kartës së studentit dhe shërbimeve që do të ofrohen përmes saj.
Agjencia është prezente në 30 fakultete në vend, ndërsa karta e studentit, është bërë pjesë e European Student Card dhe njihet në 36 vende të Europës.
Ato dhurohen për studentët me qëllim përfitimin nga shërbime të ndryshme private ose publike, falas apo me ulje në sektorët: art, kulturë, turizëm, transport, ushqim, veshje, librari, shëndetësi apo edhe në sektorin bankar etj.
Gjatë takimit, ata u bënë thirrje studentëve që nëse janë të interesuar dhe kanë kohë të lirë në dispozicion, të afrohen pranë sporteleve të kësaj agjencie në universitete, pasi ekziston mundësia e punësimit të tyre me kohë të pjesshme. Më konkretisht, disa prej studentëve të punësuar ishin të pranishëm edhe në takim.
Me rëndësi ishte dhe përfshirja e kompanive të ndryshme, rreth 67 të tilla, që ofrojnë kurse dhe trajnime profesionale falas për studentët, në drejtime të ndryshme, duke plotësuar akoma më tepër përgatitjen e tyre profesionale.