Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Jo thjeshtë kujtesë por mbi të gjitha respekt – ICOALS 3, ekspozitë për figura të shquara të bujqësisë

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

02

Nën

Jo thjeshtë kujtesë por mbi të gjitha respekt – ICOALS 3, ekspozitë për figura të shquara të bujqësisë

2021-11-02

Në ditët e zhvillimit të punimeve të konferencës ICOALS-III zhvilluar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, pikërisht në ditën e dytë të saj, në një kënd të posaçëm zunë vend portretet e një sërë figurave të shquara që kanë dhënë kontribut në shkencën shqiptare si në universitet (në mësimdhënie) ashtu edhe në ish-ekonomitë bujqësore (me punë konkrete si specialist në fusha e sektorë të ndryshëm). Një ekspozitë me foto të këtyre figurave akademike që kanë lënë gjurmë e konsiderohen si vlera të rëndësishme në bujqësi, u organizua për të gjithë të ftuarit që ishin pjesë e konferencës shkencore.

Ata ishin nga fushat e ndryshme të veprimtarisë në bujqësi si; agronomi, ekonomi agrare, pyje, zootekni, veterinari, etj. Karakteristikë e tyre e përbashkët ka qënë përkushtimi në punë, profesionalizmi i shfaqur si dhe rezultatet që kanë arritur në punë e tyre.

Edhe pse ekspozita me fotografi dhe një përshkrim të shkurtër për secilin prej tyre përfshiu dhjetëra personalitete të fushës, përzgjedhja e tyre nuk ishte e lehtë në morinë e madhe të pedagogëve të shquar e të shkolluar brenda e jashtë vendit. Megjithatë është akoma më e vështirë që mes tyre të veçojmë ndaj po ju përcjellim vetëm disa emra të tillë si: Gaqo TASHKO, Mentor PERMETI, Skënder XHIKU, Leandro HAXHI, Lufter XHUVELI, Llazar TRESKA, Palok KOLNIKAJ, Xhafer QOSJA, Aleko XOXE, Ilia MITRUSHI, pegagogë të dashur e shumë të ofruar me studentët si Prof. Astrit DELIALLISI, apo shkencëtarë të tokës, si: Faik BAJRAKTARI, Lefter VESHI, e Aqif DABULLA që ishin pjesë e elitës së kësaj plejade dhe që ngritën katedra e fakultete, hartuan programe e tekste mësimore apo  metodikat e temave studimore.

Ekspozita me fotografi e me një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së tyre ishin një kujtesë për këto figura të shquara të bujqësisë shqiptare, të kërkimit shkencor në bujqësi dhe të arsimit bujqësor në Shqipëri, një detyrim për UBT-në i shprehur në formë mirënjohje për secilin prej tyre, ishte jo thjeshtë një kujtesë, por respekt për punën që kryen dhe gjurmën që kanë lënë në historinë e bujqësisë shqiptare dhe jo vetëm.