Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Hapa të reja drejt ndërkombëtarizimit, Rektori i Universitetit turk të Çanakkale shpreh dëshirën për bashkëpunim

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

01

Pri

Hapa të reja drejt ndërkombëtarizimit, Rektori i Universitetit turk të Çanakkale shpreh dëshirën për bashkëpunim

1 Prill @ 8:00 am - 5:00 pm
Takohen sot për herë të parë në një takim miqësor Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof.Dr. Fatbardh Sallaku dhe Rektori i  Universitetit të Çanakkale në Turqi, Prof. Dr. Sedat Murat.
Në prezantimin e tyre, të dy rektorët bënë një panoramim të gjerë të gjithë gamës së përbërjes së universitetit përfaqësues, të programeve të studimit, të kërkimit shkencor dhe të projekteve e marrëveshjeve dypalëshe ndërkombëtare.
Duke qenë në fazën e ndërkombëtarizimit, Sallaku shprehu dëshirën dhe gadishmërinë për të krijuar ura bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën akademike.
Po ashtu, edhe Prof. Dr. Murat u tregua i hapur për bashkëpunime, qoftë në nivelin e programeve të studimit e të stafit akademik, ashtu edhe në atë të kërkimit shkencor.
Pasi mori aprovimin për bashkëpunim nga Sallaku, Rektori Murat bëri me dije se menjëherë do të nisë punën, së bashku me stafin e tij, për të studiuar, analizuar dhe hartuar fushat e bashkëpunimit me UBT.
Në mbyllje, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve në funksion të interesit të përbashkët, të dyja palët premtuan zhvillimin e një tjetër takimi me shpresën e zyrtarizimit të një marrëveshje bashkëpunimi konkrete.
Deri më tani, duke patur në fokus nxitjen e marrëdhënieve ndërkombëtare, UBT ka marrëdhënie bashkëpunimi me mbi 85 universitete në të gjithë botën dhe shumë projekte dypalëshe.

p