Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Drejtori i CIHEAM Bari, Dr. Maurizio Raeli merr titullin “Honoris Causa” nga Universiteti Bujqësor i Tiranës

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

26

Sht

Drejtori i CIHEAM Bari, Dr. Maurizio Raeli merr titullin “Honoris Causa” nga Universiteti Bujqësor i Tiranës

26 Shtator @ 11:00 am - 1:00 pm
Senati akademik i UBT, në një ceremoni të veçantë i dorëzoi titullin “Doctor Honoris Causa” z. Maurizio Raeli, Drejtor i CIHEAM Bari (Qendra Ndërkombëtare e Studimeve të Larta Agronomike Mesdhetare).
Titulli jepet me motivacion: “Për një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe modernizimin e bujqësisë shqiptare nëpërmjet mbështetjes në studimet pasuniversitare të një brezi të ri specialistësh në kuadër të projekteve të financuara nga Italia dhe BE, të zbatuara ndër vite nga CIHEAM Bari”.
Në ceremoni, përveç anëtarëve të Senatit të UBT ishin të pranishëm Z. Oltion Muzaka dhe Z. Irfan Tarreli, nga MBZHR, që sollën përshëndetjet e Ministres Sh.S. Znj. Frida Krifca; Sekretari i Parë i Ambasadës së Italisë, Z. Stefano Salmaso; Z. Fabrizio Bucci nga Kooperimi Italian për Zhvillim; Prof. Teodoro Miano, Zv. President i CIHEAM dhe përfaqësues i Qeverisë Italian pranë CIHEAM; Dr. Francesco Ceglie kordinator i projektit SAFIAL në Shqipëri, etj.
Shumë ish-studentë të CIHEAM Barit, të pranishëm në sallë, shprehën vlerësimet e tyre për kontributin e Z. Raeli dhe të CIHEAM Bari. Për ta, ky Institut do të jetë gjithmonë një oaz i shkencës dhe miqësisë, ku përgatiten specialistët e së ardhmes.
Dr. Raeli falenderoi UBT për vlerësimin e kryer dhe paraqiti një kronikë të ngjarjeve më të rëndësishme në marrëdhëniet CIHEAM Bari – Shqipëri. Sipas tij, vlerësimi i takon njëkohësisht si CIHEAM Barit ashtu edhe autoriteteve shqiptare.
Dr. Raeli është jo vetëm një mik i mirë i Universitetit Bujqësor të Tiranës por edhe një figurë e rëndësishme e shquar për kontributin e madh në fushën e edukimit dhe shkencës në rajon.

Urime të përzemërta Dr. Maurizio Raeli, jemi të nderuar nga kontributi juaj në Universitetin Bujqësor të Tiranës.