Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Ditët akademike në UBT, ndahen titujt akademikë

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

31

Tet

Ditët akademike në UBT, ndahen titujt akademikë

2021-10-31 @ 11:00 am - 1:00 pm

Me një sërë aktivitetesh akademike dhe jo vetëm, kanë nisur festimet me rastin e 70-vjetorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, institucionin më të vjetër në vend të arsimit të lartë.

Kështu, në ambientet UBT u zhvillua paraditen e sotme ceremonia e shpërndarjes së titujve akademikë dhe titujve të nderit për anëtarë të stafit pedagogjik të UBT-së dhe personazhe të tjerë të shquar që kanë dhënë kontribut të veçantë në sektorë të ndryshëm që lidhen me bujqësinë dhe shkencat e jetës, brenda dhe jashtë vendit.

Pedagoget/ët për të cilët Senati Akademik i UBT-së u dakordësua që të vlerësoheshin me titujt “Profesor’’ dhe “Profesor i Asociuar’’ ishin: Albana Gjoni, Ilir Tomorri, Doriana Bode (nga UBT) dhe Shkëlqim Fortuzi (Universiteti “Aleksandër Moisiu’’ Durrës) që u vlerësua me titullin “Profesor’’.

Ceremonia e zhvilluar në kuadër të ditëve akademike në UBT, vijoi me dhënien e titullin “Profesor Emeritus” për Prof. Dr. Vlash Mara, një ndër personalitetet më të shquar të Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit (UBT). Në mungesë të tij për arsye shëndetësore, titulli iu dorëzua së bijës, e cila mbajti edhe një fjalë përshëndetëse për të pranishmit ndërsa falenderoi Senatin Akademik dhe UBT për vlerësimin dhe titullin e akorduar për të atin.

Një moment emocionues i ceremonisë së ndarjes së titujve akademikë ishte edhe dhënia e titullit ‘’Doctor Honoris Causa” për shkencëtarin Ndue Kanari. Prof. Dr. Seit Shallari. Kryetari i KPPA ndërsa uroi kolegët për promovimin dhe vlerësimin me titujt e sipërpërmendur, prezantoi për të pranishmit edhe material informues për figurën e shquar të Ndue Kanarit, i cili është nderuar nga organizatat shkencore më prestigjoze ndërkombëtare me “The International Award” nga web of Science and Publons (2019); me 2 çmime të tjera nga “The International Certificate of Excellence nga Elsevier“ (2013 dhe 2016); me ‘The International Award Scientific and Technological Innovation” nga Alpha Recyclage-ËasteEng12 si dhe me “Science Aëard’ nga TMS-Minerals, Metals & Materials Society, USA” (2001). Ndue KANARI është autor i dy patentave të njohura në nivel ndërkombëtar në fushën e ferrateve. Kontributi i tij shkencor ka të bëjë me një inovacion të procesit të sintezës dhe rritjes së stabilitetit të jonit ferrat [FeO4]2-. E ashtuquajtura “metoda Kanari” është e thjeshtë dhe unike, me kosto të ulët dhe e pa njohur më parë në fushën e sintezës së ferrateve.

Për të mbajti një fjalë përshëndetëse edhe Prof. Dr. Sulejman SULÇE si edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku.

I pranishëm në sallë, prof. Kanari pas akordimit të titullit tha i emocionuar se ky ishte titulli më i bukur e më me vlerë i fituar deri tani dhe një thesar për të.

Ditët akademike në UBT do të vijojnë edhe në fillimjavë ku ndër më kryesoret vlen të përmendet Konferenca Ndërkombëtare për Bujqësinë dhe Shkencat e Jetës ICOALS 3 etj.

Event Details

Date: 2021-10-31 @ 11:00 am - 1:00 pm
Time: 11:00 am - 1:00 pm