Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Delegacioni nga Universiteti Aristotle of Thessaloniki, Greqi viziton Universitetin Bujqësor

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

14

Nën

Delegacioni nga Universiteti Aristotle of Thessaloniki, Greqi viziton Universitetin Bujqësor

14 Nëntor @ 8:00 am - 5:00 pm
Rektori i Universitetit Bujësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku priti sot një delegacion nga Universiteti Aristotle of Thessaloniki, Greqi.
Përfaqësues nga ky Universitet ishin Rektori, Prof. Nikolaos Papaioannou; Prof. Alexandros Dimitrakopoulos,  Dekan i Fakultetit të Pyjeve dhe Mjedisit; Asoc. Stefanos Koundouras, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Panagiotis Anagnostopoulos, Sekretar i Ambasadës Greke në Shqipëri.
Takimi kishte për qëllim krijimin e urave bashkëpunuese mes dy universiteteve në kuadër të shkëmbimit të studentëve, të stafit akademik dhe zhvillimit të kërkimit shkencor.
Rektorët e të dy universiteteve bënë një prezantim të përgjithshëm të kampusit të tyre universitar, të fakulteteve që kanë, të programeve të studimit që mbulojnë, të bazës laboratorike, të infrastrukturës mësimore, të projekteve të bashkëpunimit, të marrëveshjeve ndërkombëtare etj.
Po ashtu, ata prezantuan dhe synimet dhe prioritetet që kanë për të ardhmen në zhvillimin e nivelit arsimor dhe shkencor të Universitetit, në kuadër të ndërkombëtarizimit.
Nga të dy ekipet biseda u përqëndrua në hapat konkretë që duhen ndërmarrë për të nxitur bashkëpunimin dhe për të forcuar marrëdhëniet mes dy institucioneve.