Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Axhensia Kombetare e Rinise lancoi sot ne UBT thirrjen “Rinia e Se ardhmes, mes jetes Universitare, Sportit dhe Vullnetarizmit”

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

09

Shk

Axhensia Kombetare e Rinise lancoi sot ne UBT thirrjen “Rinia e Se ardhmes, mes jetes Universitare, Sportit dhe Vullnetarizmit”

9 Shkurt @ 8:00 am - 5:00 pm

Sot ne ambiente e UBT-se  u organizua nje aktivitet per lancimin e thirrjes se Axhensise Kombetare “Rinia e Se ardhmes, mes jetes Universitare, Sportit dhe Vullnetarizmit”.

Te pranishem ne takim ishin Znj. Kleina Kasanai , Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Rinisë, Z. Besnik Veliu, President i Federatës e Sportive Universitare të Shqipërisë, Prof. Alban Ibraliu, Zv. Rektori  i UBT, Prof. Dritan Laci si Pergjegjes i Zyres se Karrieres dhe Alumni, Prof. Leonidha Peri dekan i Fakultetit te Shkencave Pyjore,  zv dekane  dhe perfaqesues te zyrave te rektoratit te UBT, studente nga fakultete te ndryshme te UBT.

Zv. Prof. Ibraliu, falenderoj pjesmarresit ne takim dhe njekohesisht studentet pjesmarres ne Kampionatin e fundit Kombetar Universitar per rezultate e larta te arritura, duke vene theksin ne mbestjetjen qe ofron dhe qe do te ofroj UBT per zhvillimin e disiplinave te ndryshme sportive, duke bere te mundur rritjen e pjesmarrjes se te rinjve te UBT-se ne evente kombetare dhe pse jo nderkombetare ne te ardhmen.

Znj Kasanai vuri theksin ne shtim e bashkepunimit te Axhensise Kombetare te Rinise me Universitetin Bujqesor te Tiranes dhe ftoj studentet e UBT-se te marrin pjese aktivisht ne thirrjet per projektet rinore te cilat do te shpallen nga Agjencia edhe ne kuader të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022(Tirana EYC 2022).

Znj. Alketa Doci, keshilltare e Ministres se Shtetit per te rinjte  dhe femijet, ofroj mbeshtetjen me trajnere te specializuar per te permiresuar rezultatet e  ekipeve te ndryshme sportive te UBT-se.

Ne fjalen e tij Z. Besnik Veliu, President i Federatës e Sportive Universitare të Shqipërisë, falenderoj UBT per mbeshtjen qe i ka ofruar studenteve per pjesmarjen ne aktivitete sportive kombetare dhe ofroj mbeshtjen e plote  te federates per ekipet sportive te UBT-se. Ai prezantoj Akademine e Vullnetarëve të FSHSU-së, e cila  ka për qëllim gjithëpërfshirjen e të rinjve në organizimin e aktiviteteve sportive dhe ftoj studentet e UBT-se  qe te marrin pjese ne kete forum.

Event Details

Date: 9 Shkurt @ 8:00 am - 5:00 pm
Time: 8:00 am - 5:00 pm