Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Ambasadori Austriak në UBT konfirmon mbështetjen e Qeverisë Austriake për Universitetin Bujqësor të Tiranës

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

14

Tet

Ambasadori Austriak në UBT konfirmon mbështetjen e Qeverisë Austriake për Universitetin Bujqësor të Tiranës

14 Tetor @ 8:00 am - 5:00 pm
Me Ambasadorin Austriak, z Christian Steiner, në përmbylljen e projektit “SIL- Sustainable Innovation LAB” i  implementuar për herë të parë në Shqipëri nga Universiteti Bujqësor i  Tiranës me financim të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.
Një projekt ku aplikuan rreth 120 studentë nga të gjithë fakultetet e UBT dhe arritën në finale 5 vetëm ekipe.
Fitues u shpall projekti me titull “Food corner “, i cili i siguroi grupit prej tre studentësh  mundësinë e një vizite një javore në Universitetin BOKU dhe Universitetin Teknik të Vjenës për muajin nëntor 2022.
Përveç inkurajimit të stafit akademik dhe studentëve të UBT për të vazhduar aplikimin në projekte dhe iniciativa të tjera të ngjashme, diskutuam me Ambasador Steiner mbi mbështetjen që Qeveria Austriake po i jep bashkëpunimit të nisur me Universitetin BOKU.

UBT vazhdon procesin e tij të transformimit falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së institucioneve më të rëndësishme europiane.