Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka zhvilluar një konferencë shkencore me temë “Bujqësia dhe e ardhmja e saj në rajon”, ku mori pjesë edhe një delegacion i Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

15

Qer

Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka zhvilluar një konferencë shkencore me temë “Bujqësia dhe e ardhmja e saj në rajon”, ku mori pjesë edhe një delegacion i Akademisë së Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë.

15 Qershor @ 8:00 am - 5:00 pm

Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i strukturës, misionit dhe rolit të dy akademive në zhvillimin shkencor të vendit, në vlerësimin e burimeve natyrore agrobujqësore, modernizimin e prodhimit bujqësor, ruajtjen e informacionit gjenetik vendor, kontrollin mbi kimikatet etj.

Zv. Rektorja për Shkencën dhe Projektet, Prof. Asoc. Erinda Lika foli për rolin e Universitetit Bujqësor të Tiranës në zbatimin e politikave bujqësore nëpërmjet inovacionit dhe transferimit të dijes. Fjalën e tyre e mbajtën edhe Prof. Dr. Lumturi Papa, Prof. Dr. Endrit Kullaj dhe Prof. Dr. Leonidha Peri.

Në përfundim u nënshkrua dhe një marrëveshje bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave Bujqësore e Pyjore të Rumanisë (ASHBP), ku mori pjesë edhe Rektori i UBT njëkohësisht anëtar i AShSh, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku.

Benefitet e kësaj marrëveshje lidhen me shkëmbimin e informacionit shkencor të botimeve akademike, të ekspertëve dhe ekspertizave, lehtësimin e bashkëpunimit me institucione të tjera mes dy vendet apo projekte të tjera të përbashkëta dypalëshe në kuadër të “Euro-2020”.

Gjithashtu, u diskutua edhe për mundësi të tjera bashkëpunimi që përfshijnë institucionet akademike e universitare në Shqipëri, Rumani e Moldavi.