Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

🇷🇴🇦🇱Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof.Dr. Farbardh Sallaku priti sot në një takim një delegacion nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe nga Akademia e Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë me përfaqësues Zv. Presidentin Prof. Dr. Ioan Jelev dhe Sekretarin e Përgjithshëm Prof. Asoc. Dr. Marian Bogoescu.

Po ngarkohet Veprimtari
  • This veprimtari has passed.

16

Qer

🇷🇴🇦🇱Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof.Dr. Farbardh Sallaku priti sot në një takim një delegacion nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe nga Akademia e Shkencave Bujqësore dhe Pyjore të Rumanisë me përfaqësues Zv. Presidentin Prof. Dr. Ioan Jelev dhe Sekretarin e Përgjithshëm Prof. Asoc. Dr. Marian Bogoescu.

16 Qershor @ 8:00 am - 5:00 pm

 

🔵🟠🔴Takimi vjen në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve mes tyre dhe institucioneve arsimore në fushën e zhvillimit shkencor të vendeve

🔹🔶Gjatë takimit Sallaku e njohu delegacionin rumun me kapacitetet akademike, edukative, infrastrukturore të UBT dhe me misionin e objektivat prioritare për të ardhmen.

🔶🔶Nga ana tjetër, delegacioni rumun, prezantoi rolin e tij të koordinatorit në shkëmbimin e informacionit shkencor të botimeve akademike, të ekspertëve dhe ekspertizave, për lehtësimin e bashkëpunimit me institucione të ndryshme për projekte të përbashkëta.

🔻Delegacioni rumun shprehu interesin për vlerat, cilësitë dhe veçantitë që zotëronte UBT dhe theksoi objektivin e përbashkët në zhvillimin e jetës shkencore të vendeve në fushën e veterinarisë, agroturizmit, bioteknologjisë, zooteknisë, hortikulturës, agronomisë, burimeve natyrore, ruajtjes së informacionit gjenetik, modernizimit të prodhimit etj.

🔺Takimi ngjalli interes të dyanshëm për të konkretizuar në të ardhmen marrëveshje bashkëpunimi në disa fusha. Më me interes u pa një bashkëpunim në fushën e bankës gjenetike.