Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

EURAXESS – 2021, Thirrje për kandidatët e interesuar për të aplikuar për një Bursë Postdoktorature MSCA në fusha të ndryshme kërkimore me Universitetin e Maribor, Slloveni

Në kuadër të Programit Marie Sklodowska-Curie Individual Fellowships (MSCA-IF), e cila fianancon Post-Doktoraturë, ju lutem gjeni si më poshtë thirrjet e hapura për të pritur kërkues shkencor nga Universiteti Maribor Slloveni.

Bursat Postdoktorale MSCA u ofrojnë kandidatëve të suksesshëm një kontratë me kohë të plotë për të punuar në një projekt kërkimor dhe për një trajnim të avancuar. Programi siguron një pagë konkurruese, si edhe një buxhet për kostot e kërkimit dhe trajnimit.

Kantidatët që mund të marrin pjesë:

  • Kandidatët duhet të përfundojnë një diplomë doktorature përpara 10 Shtatorit.
  • Kandidatët që kanë përfunduar një gradë doktorature jo më shumë se 8 vjet më parë, në rast se ata i kanë kaluar ato tetë vjet në veprimtari kërkimore. Në rast të një periudhe gjatë së cilës kandidati ka ndërprerë karrierën e tij kërkimore, periudha prej 8 vjetësh zgjatet për kohën, kur kandidati nuk është punësuar si studiues.
  • Nuk është refuzuar në thirrjen e mëparshme me rezultat vlerësimi prej 70% ose më pak pikë.

 

Afati i aplikimit është : 1 prill 2021, 12.00 (GMT+1)

Për më shumë informacion kontaktoni  euraxess.um@um.si.

Kliko këtu për informacionin në anglisht.