Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

EU4Education

Evropa është këtu Delegacioni i Komisionit Evropian në Shqipëri organizoi panairin “EU4Education”, në datën 03.11.2021 në Shtëpinë e Evropës. Universiteti Bujqësor i Tiranës morri pjesë në stendën e tij, ku prezantoi të gjitha mundësitë e mobiliteteve dhe praktikave që janë aktualisht të hapura për studentët tanë, në kuadër të programit Erasmus+.

Stenda e Universitetit Bujqësor të Tiranës u vizitua nga Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, i cili ndaloi për të bashkëbiseduar me përfaqësues nga Drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor në UBT. Në emër të Univerisitetit Bujqësor të Tiranës, Dr. Luziana Hoxha falënderoi Ambasadorin Soreca për gjithë mbështetjen që ka dhënë dhe po jep BE, për stafin, kërkuesit shkencorë, studentët dhe mundësitë që po u ofrohen të rinjve në Shqipëri. Në vijim të bisedës me Ambasadorin dhe ekipin shoqërues ajo prezantoi më tej angazhimet aktuale të UBT-së në programet e financuara nga Bashkimi Evropian, MoU dhe Universitetet partnere të cilat janë të mirënjohura në Evropë, mundësitë për bashkëpunime të reja ndërkombëtare, si dhe risia e ofrimit të programeve Duale si një shembull në ndërkombëtarizimin e UBT-së me universitete prestigjioze si “Università degli Studi della Tuscia”, Itali dhe “University of Natural Resources and Life Sciences Vienna”, Austri, me të cilat UBT ka nënshkruar marrëveshje së fundmi. Gjithashtu u theksuan përfitimet e vazhdueshme që u janë ofruar studentëve dhe stafit nga këto bashkëpunime, qoftë në ngritjen e kapaciteteve apo mobilitete, të cilat kanë shërbyer për të sjellë praktika të mira në vend. Për ambasadorin Soreca investimi në arsim është mënyra më e mirë e investimit për të ardhmen. Interesi i ambasadorit më tej u fokusua në numrin e studentëve pjesëmarrës në programet e shkëmbimit dhe përfitimet nga këto iniciativa:
“Evropa është këtu, për të krijuar mundësi konkrete për të rinjtë shqiptarë”, u shpreh ambasadori Soreca.
Agjenda vijoi me intervista: https://fb.watch/927oFecfQl  

Gjithashtu takimi shërbeu edhe për përforcimin e rrjetit, duke qenë se pjesëmarrës ishin përfaqësues të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për programe të financuara nga BE, si edhe 17 universitete publike dhe private në Shqipëri.

Panairi vijoi me pritjen e qindra studentëve shqiptarë në ambientet e Shtëpisë së Evropës nga ora 11.0018.
Studentët patën mundësinë të eksplorojnë mundësitë e pafundme që BE ka për të ofruar, si dhe të njihen me programet dhe përfitimet që ofron UBT, mundësitë për praktika (internship), programe shkëmbimi, shkolla verore, bursa të ndryshme etj., në univeristete si: University of Zaragoza, University of Sassari, Università degli Studi di Perugia, Università degli Studi della Tuscia, University of Natural Resources and Life Sciences Vienna, University of Jaen, Prague University of Life Sciences, Institute
National d’Etudes Supérieures Agronomiques de Montpellier, University of Life Sciences Warsaw, University of Agricultural Sciences and Veterinary Medicine of Cluj-Napoca, University of Life Sciences Lublin, Estonian University of Life Sciencies, Latvia University of Life Sciences, Justus Liebig University, etj., të cilat u ofrojnë mundësi të mrekullueshme studentëve për të kryer të paktën një semestër në vende si: Gjermania, Austria, Franca, Spanja, Italia, Republika Çeke, Rumania, Polonia, Estonia, etj.EU4Education