Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Erasmus+ West Scotland University

Në kuadër të projektit Erasmus +  midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe West Scotland University, UK,  shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e dytë 2021-2022. Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e Masterit Shkencor të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit,  Fakultetit të Pyjeve dhe Fakultetit të Mjekësisë Veterinare për 3 muaj qëndrimi. Për më shumë shikoni linkun:            https://www.uws.ac.uk/international/

Afati i aplikimeve: 11 Mars 2022

Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve MSc janë:

  1. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
  2. CV
  3. Listë e përditësuar e notave
  4. Letër Motivimi
  5. Certifikatë e zotërimit të gjuhës angleze.

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues, bazuar ne dokumentacionin e dorëzuar dhe intervistat.

Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al, ose na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit në UBT.

Thirrje Scotland