Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Erasmus+ University of Foggia

Në kuadër të projektit Erasmus +   midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe “Universita di Foggia” Itali,  shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e dytë 2021-2022.   Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Bachelor dhe Master për 5 muaj qëndrimi me qëllim studimi. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë në faqen zyrtare të Universitet pritës dhe të përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë.  

Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve të cikleve Bachelor dhe MSc janë:

  1. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
  2. CV
  3. Listë e përditësuar e notave
  4. Letër Motivimi
  5. Certifikatë zotërimi të gjuhës angleze ose italiane.

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues.

Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën:

esherko@ubt.edu.al & edemiraj@ubt.edu.al

Për më shumë informacion na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Zhvillimit në UBT.