Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Erasmus TUSCIA

Në kuadër të projektit Erasmus

International Credit Mobility

midis Universitetit të Tuscias në Viterbo, Itali dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për vitin 2021-2022.

Për t’u bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+ me Universitetin e Tuscias, në Viterbo, Itali, në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, në të gjithë ciklet e studimit. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës, duke klikuar ne likun e mëposhtëm: http://www.unitus.it/
Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve janë:

1. Fotokopje dokumenti identifikimi
2. Curriculum Vitae;
3. Listë e përditësuar e notave;
4. Letër Motivimi;
5. Certifikatë zotërimi të gjuhës Angleze ose Italiane

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një rankim paraprak i studentëve ap-likues. Përparësi në përzgjedhje ka nota mesatare dhe gjuha e huaj.

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në adresën elektronike: esherko@ubt.edu.al.

Afati i fundit për aplikim është: 05.08.2021.