Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Erasmus TUSCIA

Në kuadër të projektit Erasmus + International Credit Mobility, midis Universitetit të Tuscias në Viterbo, Itali dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për vitin 2021-2022.

Për t’u bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+ me Universitetin e Tuscias, në Viterbo, Itali, në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, në të gjithë ciklet e studimit. Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë dhe përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë në Universitetin pritës, duke klikuar ne likun e mëposhtëm: http://www.unitus.it/
Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve janë:

1. Fotokopje dokumenti identifikimi
2. Curriculum Vitae;
3. Listë e përditësuar e notave;
4. Letër Motivimi;
5. Certifikatë zotërimi të gjuhës Angleze ose Italiane

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një rankim paraprak i studentëve ap-likues. Përparësi në përzgjedhje ka nota mesatare dhe gjuha e huaj.

Dorëzimi i dokumentacionit do të bëhet në adresën elektronike: esherko@instant.al/ubttest.

Afati i fundit për aplikim është: 05.08.2021.