Erasmus+ Sassari “Mobility Staff”
Në kuadër të projektit Erasmus + KA 107, midis “Universita degli Studi di Sassari” dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim stafi, për vitin 2021-2022, në Sassari, Itali.
Në këtë projekt mund të aplikojnë stafi i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare për të kryer mobilitetin pranë Departamentit të Mjekësisë Veterinare në Sassari.
Kuotat për këtë thirrje përfshijnë: 2 kuota për staf nga 12 ditë.
Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e kandidatëve aplikues. Kjo renditje u dërgohet partnerëve italianë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Mobility agreement nënshkruar nga kandidati
- CV në anglisht
Afati i fundit për aplikim është: 17 Dhjetor 2021
Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën: esherko@ubt.edu.al si dhe pranë zyrës së Zv/Dekanes për Shkencën, Dr. Sonila Cocoli.
Për më shumë informacion kontaktoni në adresën: esherko@ubt.edu.al, ose na vizitoni pranë Drejtorisë së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor në UBT.