Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Erasmus Hungari

Në kuadër të projektit Erasmus +  midis “Hungarian University of Agriculture and Life Sciences” (MATE) dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, shpallet thirrja për aplikime për shkëmbim studentësh, për Semestrin e dytë 2021-2022, në Hungari.

Në këtë projekt ftohen të aplikojnë studentët e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, degët Bachelor dhe MSc “Teknologji AgroUshqimore” për t‘u bërë pjesë e shkëmbimeve Erasmus+ me Hungarian University of Agriculture and Life Sciences.

Para aplikimit studentët duhet të kërkojnë në faqen zyrtare të Universitet pritës dhe të përzgjedhin modulet që do të zhvillojnë.

Dokumentet e nevojshme për aplikimin e studentëve të cikleve Bachelor dhe MSc janë:

  1. Fotokopje dokumenti identifikimi (pasaportë ose kartë identiteti)
  2. CV
  3. Listë e përditësuar e notave
  4. Letër Motivimi
  5. Certifikatë zotërimi të gjuhës Angleze (minimumi nivel B1/opsionale)

Nga ana e Universitetit Bujqësor, si partner i projektit, bëhet një renditje paraprake e studentëve aplikues. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

Afati i fundit për aplikim është:   24 Dhjetor 2021

Dokumentacioni i kërkuar do të dërgohet nëpërmjet email-it në adresën:

esherko@ubt.edu.al  & apeculi@ubt.edu.al

Për më shumë informacion kontaktoni në adresën:  esherko@ubt.edu.al, ose na vizitoni pranë

Drejtorisë së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor në UBT.

Erasmus Hungari