Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Endrit Kullaj

Edukimi

PhD, Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Politikat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Universiteti i Bolonjës, 2007

Doktor i Shkencave, Hortikulturë dhe Mbrojtje Bimësh, Universiteti Bujqesor i Tiranës, 2006

Diplomë në Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sistemeve Bujqësore, Mjedisore dhe Rurale, Universiteti i Bolonjës dhe UniAdrion, 2005

Ekonomist Agrar, Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2005

Master i Shkencave, Hortikulturë dhe Mbrojtje Bimësh, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2003

Inxhinier Agrar, Agronomi, Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2000

Lëndët:

Biologjia e Bimëve Hortikulturore, Fiziologjia Mjedisore e Pemëve Frutore, Përmirësimi Gjenetik i Bimëve Hortikulturore, Bujqësia dhe Burimet Natyrore, Teknologji Bujqësore dhe Mjedisi

Interesat kërkimore

Fusha e gjerë e kërkimit dhe mësimdhënies është prodhimi i qëndrueshëm dhe resilient në hortikulturë. Fokusi i kërkimeve aktuale ka të bëjë me ndikimin e mjedisit mbi fiziologjinë e pemëve me synim zhvillimin e strategjive për përmirësimin e efikasitetit të përdorimit të ujit, duke ruajtur cilësinë dhe prodhimtarinë, në kushtet e mangësisë së ujit dhe ndryshimeve klimatike. Në nivelin bazë të kërkimit, Prof. Kullaj hulumton mbi proceset fiziologjike (shkëmbimi i gazeve në gjethe, marrëdhëniet ujore, flukset enëzore, rritja e frutave) në bazë të prodhimit dhe cilësisë si dhe marrëdhëniet bimë – mjedis dhe ndikimet e streseve të ndryshme abiotike (thatësira, nxehtësisë, rrezatimi i tepërt) mbi cilësinë e frutave dhe prodhimtarinë e pemëve. Në nivelin aplikativ, ai studion strategjitë me precision në hortikulturë që synojnë optimizimin e marrëdhënieve burim/vend-depozitim, duke zbutur ndikimet e streseve abiotike dhe ndryshimeve klimatike, përmirësuar efikasitetin e shfrytëzimit të burimeve në pemëtore (me focus të posaçëm tek uji) dhe zhvilluar e përdorur sensorë të bimëve për monitorimin e gjendjes fiziologjike të bimëve dhe zbatimin e tyre në sistemet e mbështetjes së vendim-marrjes.

TITULLI

Profesor

 

DEPARTAMENTI

Hortikulturë dhe Arkitekturë Peizazhi

 

NDERTESA

Godina FBM

Zyra 221

 

TELEFONI

0684096186

Email

ekullaj@ubt.edu.al