Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Mission and Vision FBM

VIZIONI DHE MISIONI I FAKULTETIT TE BUJQESISE DHE MJEDISIT

Vizioni: Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM) synon të shndërrohet në një qendër bashkëkohore e edukimit universitar, pasuniversitar, kërkimit shkencor  dhe trajnimit për përgatitjen e specialistëve të fushës së bujqësisë, mjedisit dhe ushqimit. FBM synon të kthehet në një pikë referimi për zhvillimin rural dhe të bujqësisë duke kontribuar drejtpërdrejt në integrimin evropian të vendit.

Misioni: Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit ka për mision të realizojë arsimimin universitar dhe profesional të specialistëve të fushës së bujqësisë dhe mjedisit, të promovojë fakultetet në përbërje të tij si dhe stafin akademik, në forma të ndryshme që ndikojnë drejt përballimit të sfidave të kohës si: parashikimi i burimeve ushqimore, zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, mbrojtja dhe rigjenerimi i burimeve, përdorimi racional i burimeve prodhuese, sigurimi i produkteve ekologjikisht të pastra, siguria ushqimore etj, përmes pjesëmarrjes aktive të studentëve dhe të gjithë stafit akademik në programe më të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në bujqësi.