Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Mission and Vision


Misioni i DMBN

Të ofrojë dije shkencore dhe vlera demokratike,tëformojë specialistë dheshkencëtarëtërinj, të jetë qendër permanente e formimittë vazhduar si dhe të ofrojë lidershep dhe ekspertizë për gjykimin dhe adresimin e problemeve mjedisore në nivel lokal, kombëtar e më gjërë.

 

Vizioni i DMBN

Të formojmë profesionistë dhe të ofrojmë ekspertizë në ndihmë të “Zhvillimit të Qendrueshem” si modeli global dhe afatgjatë i zhvillimit.

 


Objektivat e DMBN

Mësimdhënia

  • Përgatitja e specialistëve dhe kërkuesëve të aftë për të kontribuar në manaxhimin e qendrueshëm të mjedisit dhe/ose zhvillimin e qendrueshëm social-ekonomik të vëndit;
  • Te ofrojë dije në përgjigje të problematikës mjedisore aktuale dhe të formojë specialistë të denjë për tregun e punës brënda dhe jashtë vëndit.
  • Të formojë specialistë meaftësi praktike dhe kompetencë profesionale në fushen e mbrojtjes se mjedisit për të qenë të aftë të kryejnë ekspertiza të ndryshme ne fushat respektive të mjedisit dhe burimeve natyrore;
  • Të ofrojë studime e kurse kualifikimi në kuadrin e zbatimit të politikës së të mësuarit gjatë gjithë jetës, për të bërë të mundur rikthimin në auditoret universitarë për rifreskimin e dijeve dhe kualifikime të ndryshme në fushen e mbrojtjes se mjedisit.

Kërkimi shkencor

  • Zhvillimi i kerkimit shkencor në perputhje me nevojat e vendit bazuar në drejtimet e strategjive sektoriale kombëtare;
  • Rritja e nivelit të kërkimit shkencor nëpërmjet pjesmarrjes në projekte zhvillimore e shkencore dhe përmirësimit të infrastrukturës për kërkim;
  • Të ofrojë kerkime në ciklin e tretë për doktoraturë;
  • Të kryejë aktivitete studimore kerkimore e shkencore te lidhura ngushte me veprimtari ne akademike dhe programine kurseve që zhvillon, duke marrë pjesë në projekte kombëtare e ndërkombëtare.

 

Shërbime dhe këshillime

  • Të promovojë dhe zhvillojë kualifikime te vazhdueshme të stafit akademik duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e stafit mësimdhënës;
  • Të organizojë dhe të marrë pjesë në kongrese dhe konferen cashkencore, seminare dhe workshope ne fusha te mbrojtjes dhe menaxhimit te mjedisit.
  • Te ofroje eksperize dhe asistence teknike per organizatat publike dhe private brenda vendit dhe ne rajon ne fushen e mbrojtjes se mjedisit;
  • Te marre pjese ne vleresimin e impakteve dhe permiresimin e tyre ne projektet e medha infrastrukturore duke dhene argumentat me racionale per vendimmarresit;
  • Të ofrojë shërbim e për të tretë në përmjet laboratorit të akredituar te Mjedisit dhe aftësive dhe kompetencës së stafit të trajnuar:
  • Të ofrojë mendimin e specializuar dhe të kualifikuar të stafit të tij akademik nëpërmjet pjesëmarrje sakti vetë tyre në borde, këshilla, grupe pune, reçenca, oponenca, etj duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin e Ministrine e Mjedisit, Ministrine e Bujqesise, organizmat e tjerë jofitimprurës, etj.