Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Head of DMBN department

PERGJEGJESI I DEPARTAMENTIT TË MJEDISIT DHE BURIMEVE NATYRORE

Prof. Dr. Seit SHALLARI

Përgjegjës i Departamentit
E-mail: sshallari@ubt.edu.al

Në vitin 1990 është diplomuar si “Agronom i Përgjithshëm’’ pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës ku filloi punë si assistent lektor. Gjatë periudhës 1994-1998 ka kryer studimet e doktoraturës dhe ka mbrojtur PhD pranë Politeknikut të Lorenës, Nancy, Francë. Nga viti 2001 deri në vitin 2006 ka qënë pjesë e shërbimit civil në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit. Mban titullin Profesor, nga viti 2011 dhe është Përgjegjës i Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore. Aktivitetin mësimor e zhvillon në lëndët Vlerësim dhe Auditim Mjedisi, Politika dhe Standarte Mjedisore, Vlerësim Rrisku dhe Menaxhim Mjedisi. Aktiviteti kërkimor është fokusuar në vlerësimin e dinamikës së metaleve të rënda në sistemin tokë-bimë-zinxhir ushqimor, evlerësimin dhe menaxhimin e rriskut mjedisor, bioreabilitimin e mjedisit etj. Punimet shkencore janë paraqitur në kongrese dhe konferenca ndërkombëtare, janë publikuar në revista të indeksuara me Thomson IF dhe janë cituar më shumë se 750 herë. Gjithashtu, ka marrë pjesë dhe drejtuar projekte, ka zhvilluar konsulenca në fushën e mjedisit për Bankën Botërore, UNDP, GIZ etj.