Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Head of department DSHA

Përgjegjës Departamenti Prof. Asoc. Dr. Lirika Kupe

Prof. Asoc. Dr. Lirika Kupe
E-mail: lkupe@ubt.edu.al 
Google Site L.Kupe

Prof. Asoc. Dr. Lirika Kupe është diplomuar si Biologe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës në vitin 2001. Po këtë vit ka filluar punë në Katedrën e Botanikës, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ajo ka kryer studimet në nivelin SHPU (Shkollë Pasuniversitare) në vitin 2003, mbi “Cilësinë e ujërave bazuar në parametrat biologjikë “Taksonomia e algave dhe ekologjia e ujërave të ëmbla si dhe ndikimi i tokave bujqëore në këto ujëra”, ku një pjesë të punimit e realizoi pranë Instiutit Botanik të Insbruckut në Austri. Në vitin 2006 filloi studimiet e Doktoraturës në po të njëjtën fushë, pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjithashtu një pjesë të PhD e ka realizuar pranë “Institutit Limnologjik”, Zȕrich. Që nga viti 2009, mban titullin “Profesor i Asociuar”. Gjatë asaj periudhe dhe në vazhdim, ka thelluar studimet e saj në këtë fushë duke qenë autore dhe bashkautore në rreth 2 monografi, 2 tekste mësimore, 33 revista shkencore si dhe ka marrë pjesë në rreth 47 konferenca apo simpoziume ndërkombëtare dhe kombëtare. Gjithashtu ka marrë pjesë si eksperte në projekte ndërkombëtarë në fushën e biodiversitetit dhe menaxhimit të mjedisit si (SCOPES, CPWB, NIVA, UNDP, SANE, RBMT, etj). Ka kryer një sërë specializimesh afatgjata pranë Institutit Limnologjik (Universiteti i Zȕrich, Universiteti i Insbruckut – Austri, pranë Universitetit të Tekirda (Turqi), Universitetit të Hoenheim (Gjermani), Trento (Itali), bashkëpunime afatgjata me Institutin Hidrobiologjik të ujëave (Ohër – Maqedoni), etj. Ajo zhvillon aktivitetin mësimor në lëndën e “Botanikës së Përgjithshme” që nga viti 2001, si dhe lëndën “Trajtimi Energjetik i Mbetjeve” në Masterin Shkencor “Energjitë e Rinovueshme”. Aktualisht, Prof. Kupe është Drejtuese e Departamentit të Shkencave Agronomike.