Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

GMK Environmental Management Earth Science

Prof. Dr. Besnik GJONGECAJ

E-mail: bgjongecaj@ubt.edu.al;  Google Site B.Gjongecaj

Prof. Dr. Besnik GJONGECAJ ka me shume se 35 vite i angazhuar në mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në UBT, pasi u diplomua në fushën e Agronomisë në vitin 1981 dhe u emërua asistent pedagog në katedrën “Bujqësi e Përgjithshme”. Është kontribuesi kryesor në rikonceptimin e lëndës “Bujqësi e Përgjithshme” dhe transformimin e saj në “Prodhim Bimor”. Përfshin për herë të parë në curriculumin e UBT lëndët “Fizika e Tokës”, “Shkenca e Rruzullit Tokësor” dhe bëhet titullari i tyre. Bën kërkime shkencore në tri fusha: Fizika e Tokës, Uji në SPAC, Fizika e Atmosferës. Ka përshirë për herë të parë në kërkimin shkencor të vendit kurbat pF-lagështirë, përçueshmëria ujore në tokë të pangopur, dinamika e potencialeve ujorë në SPAC, kuantifikimi i fuqisë avullthithëse të atmosferës, kuantifikimi i shpërndarjes së grimcave të tokës sipas madhësisë, njohja e shpërndarjes së erodibilitetit në Shqipëri. Procesin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor e ka mbështetur me 20 tekste dhe monografi, si dhe 40 artikuj shkencorë. Është ideator dhe zbatues i projekteve më të mëdha universitare të financuara nga GTZ, USAID dhe BE, që ndryshuan UBT nga pikpamja strukturore, administrative, programore dhe demokratike në vitet 1992-1996 të pasdiktaturës. Është autor i disa projekteve ndërkombëtare të rëndësishme për ndryshimin e sistemit universitar dhe kërkimor në Shqipëri.

Prof. Dr. Fatbardh Sallaku
Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit
E-mail: fsallaku@ubt.edu.al;  CV
Google Site F.Sallaku

Prof. Sallaku është diplomuar ne Fakultetin e Bujqësisë, Universiteti Bujqësor i Tiranës në vitin 1990. Ai përfundoi studimet e Ph.D në vitin 1996. Nga viti 2009, ka mbajtur titullin Profesor dhe aktualisht është Dekan i Fakultetit te Bujqesise dhe Mjedisit. Ai zhvillon mësim në kuadrin e shkencës së tokës, menaxhimit të burimeve natyrore dhe politikave dhe mbrojtjes se tokes. Ai ka botuar disa tekste mesimore dhe eshte autor i më shumë se 30 punimeve shkencore në revista të njohura ndërkombëtarisht. Ka marrë pjesë në më shumë se 40 konferenca ndërkombëtare ku ka prezantuar aktivitetet e tij kryesore kërkimore. Përveç kësaj, Prof. Sallaku ka marre pjese dhe ka drejtuar më shumë se 20 projekte kombëtare dhe ndërkombëtare të financuara nga BE-ja, Banka Botërore, Tempus, IPA, AKTI dhe bashkëpunimin bilateral. Aktualisht interesat e tij kërkimore ndjekin tendencat dhe linjat e zhvillimeve mjedisore (ndikimeve dhe hartimit te politikave strategjike) te fokusura ne mbrojtjen e tokës, ndikimin e ndotesve te ndryshem ne cilësinë e mjedisit dhe agroekosistem, studimin i erozionit te tokes.

Shikoni profilin e plotë

Prof. Dr. Ilir KRISTO 
E-mail: ikristo@ubt.edu.al;  CV
Google Site I.Kristo

Ai është Profesor në Departamentin e Agromjedisit dhe Ekologjisë. Ka përfunduar studimet universitare në vitin 1981 pranë Fakultetit të Agronomisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në Gusht 1989 mbrojti tezën e doktoraturës në shkencat bujqësore pranë UBT. Në 2005 mori titullin “Profesor”. Aktualisht zhvillon mësim në disa module si Hyrje në Shkencën e Tokës, Bazat e Prodhimit Bimor, Shkencë toke e Avancuar dhe Menaxhimi i Burimeve Natyrore. Gjatë aktivitetit të tij akademik dhe kërkimor ka botuar disa tekste universitare dhe artikuj shkencor në revista të njohura kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prof. As. Dr.Liri MIHO
E-mail: lmiho@ubt.edu.al; CV
Google Site L.Miho

Prof. As. Dr. Liri MIHO është diplomuar në Fakultetin e Bujqësisë , Universiteti  Bujqësor i Tiranës, në vitin 1982. Nga viti 2013 është lektorepranë Departamentit të Agromjedisit dhe Ekologjisë në fushën e të ushqyerit të bimëve, eficiencën e të ushqyerit dhe përshtatjen e bimëve, ndikimin në mjedis dhe ruajtjen e pjellorisë së tokës. Ajo punon për qarkullimin e elementëve ushqyes në ekosistemet bujqësore dhe zhvillimin e skemave të plehrimit me precizion në bujqësinë organike dhe konvencionale. Ka mbrojtur gradën Doktor në vitin 2003 dhe është Prof. Ass nga viti 2014. Gjatë periudhës 2005 – 2006 ka qenëkërkuese shkencore dhe Drejtuese  e Departamentit Kërkimit Shkencor në Institutin e Perimeve dhe Patates, Tiranë. Nëperiudhën 2006-2013 ka qenëkërkuese shkencore dhe përgjegjëse e Sektorit tëteknologjive Perimeve nëQendrën e Transferimit tëTeknologjive Bujqësore Lushnjë. Kontributi shkencor konsiston në publikime te tilla si: monografi shkencore, tekste mesimore, artikuj ne revista dhe periodikë shkencore.Ka marrë pjesë me botime dhe referime shkencore në më shumë se 20 aktivitete shkencore si dhe në projekte të ndryshme. Ajo ka regjistruar në katalogun kombëtar shqiptarkultivarit “Elisa “F1 në kulturën e kastravecit. Nga viti 2015 është anëtare e Komisionit  Qeveritar të Bujqësisë Organike