Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Department of Animal Production

Misioni / Vizioni i Departamenti i Prodhimit Shtazor

Departamenti i Prodhimit Shtazor është krijuar më 1 Nëntor 1951. Së bashku me krijimin e Deprartamentit të Agronomisë, shënojnë hapjen e Institutit të Lartë Bujqësor, njëkohësisht, e para shkollë e lartë në Shqipëri.

Në vitin 1952, Instituti u organizua në dy Fakultete,  “Fakulteti i  Agronomisë” dhe “Fakulteti i Zooteknise e Veterinarise“. Në përbërje të këtij të fundit ishin dy degë “Zootekni” dhe “Veterinari“.

Në vitin 1955 diplomohen studentët e parë dhe ngrihen katedrat e para, të cilat kishin marrë fizionominë e njësive të mirefillta mësimore-shkencore.

Në vitin 1958, dega e Zooteknisë nga Fakulteti i Zooteknisë e Veterinarise kalon si degë në Fakultetin e Agronomisë, dhe rikthehet përsëri në pozicionin fillestar në vitin 1969.

Zhvillimet politike dhe ekonomike të fillim viteve 90 bënë të domosdoshme një riorganizim të plotë të programeve mësimore në funksion të integrimit me sistemin evropian të edukimit universitar. Në vitin 1991, institucioni merr Statusin e Universitetit.

Në fillim të vitit 1993 në Universitetin Bujqësor të Tiranës, filluan te zbatohen dy projekte te financuar nga USAID dhe GTZ, per riorganizimin e struktures administrative te UBT dhe hartimi i planeve dhe programeve te reja mësimore. Dega e Zooteknise përsëri shkeputet nga Fakulteti i Veterinarise dhe i bashkohet Fakultetit te Bujqesise.Kështu viti 1994-1995 shënon  krijimin për herë të parë të Departamentit të Zooteknisë në Fakultetin e Bujqësisë.

Në vitin 1999 në Shqipëri filluan pëgatitjet për implementmin e ECTS. Në këtë periudhë Departamenti ishte përfshirë në projektin TEMPUS “Zhvillimi i kurikulës në Zootekni“, ku mundësua zhvillimi i programeve mësimoe në përputhje me Proçesin e Bolonjës. Për herë të parë u fut koncepti i ECTS në programet mësimore të Prodhimit Shtazor. Kurikulat pësuan një transformim rrënjësor, u hartuan dhe implementuan dy programe studimi: “Zootekni dhe Menaxhimi i Biznesit Blegtoral“, si dhe “Akuakultura dhe Menaxhimi i Peshkimit“.

Në konferencën e Ministrave të Arsimit, mbajtur në Berlin, në vitin 2003, u pranua kërkesa e Shqipërisë për të aderuar në Proçesin e Bolonjës. Kjo do të thoshte një reformë fondamentale, përafrim i legjislacionit dhe krijimi i një hapsire të arsimit të lartë, të përbashkët, të hapur dhe fleksibël. Në vitin akademik 2004 – 2005 Departamenti, si gjithë Universiteti Bujqësor i Tiranës implementoi zyrtarisht ECTS.

Aktualisht Departamenti ofron programe studimi në nivelin Bachelor, Master i Shkencave, Master Profesional dhe Doktoratë.

Departamenti i Prodhimit Shtazor ëahtë pjesë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Studenët kombinojnë interesat e tyre mbi biologjinë dhe kafshët në një mjedis që tejkalon kufijtë e auditorëve. Departamenti është i njohur për programet mbi mësimin, kërkimin dhe ekstensionin në biologjnë shtazore dhe blegtorinë. Fushat prioritare ku fokusohemi janë të ushqyerit, mbarështimi, gjenetika dhe përmirësimi gjenetik i kafshëve të fermës. Fokusi ynë janë disa lloje kafshësh të fermës si gjedhi i drejtimit për mish, qumësht, delet, dhitë, kuajt, shpendët, bletët, derrat etj. Stafi i Departamentit po punon fort për të siguruar cilësi të lartë në mësimdhënie. Gjithashtu, ne kujdesemi për interesat dhe nevojat e studentëve. Departamenti i ofron mundësi studentëve të kryejnë  kërkim shkencor, duke punuar në laboratorët dhe fermat tona.