Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

DEPARTMENT OF CLINICAL MODULES

Departamenti i Lëndëve Klinike

Departamenti i Lëndëve Klinike përfshin disiplinat mësimore të praktikës klinike për studentët e Fakultetit të Mjekësisë Veterinare. Mësimdhënia fokusohet në Mjekësinë e Kafshëve të Vogla, Mjekësinë e Kafshëve të Fermave, Kirurgjinë, Riprodhimin dhe Diagnostikën Klinike Veterinare. Kurset teorike dhe praktike mbulojnë çështje themelore për diagnostikimin dhe trajtimin në disiplinat e specieve të ndryshme. Përmbajtja e programeve mësimore moduleve është e përshtatur për të korresponduar me fokusin specifik të secilit department të FMV-së. Kërkimi në Departament mbulon një gamë të gjerë fushash që përfaqësojnë spektrin e plotë të specialiteve klinike.

Departamenti ynë fokusohet në fusha që variojnë nga kafshët e fermave dhe shërbimet e specializuara të kafshëve të vogla deri tek kërkimet dhe trajnimi i studentëve. Objektet mësimore të DLK përfshijnë Klinikën e Kafshëve të Vogla dhe të Mëdha në Qendrën Mjekësore Veterinare, ku anëtarët e fakultetit dhe studentët ofrojnë diagnostikim, trajtim mjekësor dhe kirurgjikal dhe shërbime terapeutike për kafshët e shoqërimit, kuajt dhe ripërtypësit.

Departamenti i Lëndëve Klinike ofron mësimdhënie dhe kërkim për gjeneratën e ardhshme të veterinerëve.

 

Mësimdhënie

Anëtarët e Departamentit të Lëndëve Klinike janw me titujt Professor , Profesor asociuar ,Doktor  dhe janë përgjegjës për një pjesë të konsiderueshme të programit të trajnimit klinik për studentët e veterinarisë të vitit të tretë dhe të katërt.

 

Kërkimi Shkencor

Stafi i Departamentit është i përfshirë në mënyrë aktive në kërkimet klinike dhe bazë. Ne gjithashtu përmirësojmë shëndetin e kafshëve të shoqërimit duke edukuar veterinerët, duke ofruar shërbime mjekësore dhe kirurgjikale dhe duke gjeneruar njohuri të reja përmes kërkimeve klinike.

 

Shërbimet

Anëtarët e Departamentit të Lëndëve Klinike ofrojnë shërbime klinike në Klinikat Mjekësore Veterinare dhe ofrojnë konsultime dhe programe të edukimit të vazhduar për veterinerët në komunitet.