Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Department of Agronomic Sciences

DEPARTAMENTI I SHKENCAVE AGRONOMIKE

Historiku

Departamenti i “Shkencave Agronomike”, (DSHA), origjinon që nga zanafilla e UBT ( ILB) në vitin 1951. Gjatë këtyre 70 viteve të ekzistencës, ky department ka mundur që të realizojë shumë arritje në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor. Në këtë departament është diplomuar plejada e agronomëve dhe kërkuesve shkencorë të cilët kanë gdhendur histori suksesi në fushën e bujqësise shqiptare. Pjesë e historisë dhe krenarisë së departamentit janë figurat e shquara të Bujqësisë dhe Shkencave Biologjike si: Akademik Mentor Përmeti, përmirësuesi gjenetik dhe krijuesi i kultivarit të grurit “Dajti” dhe Akademik Xhaferr Qosja, një nga hartuesit kryesorë të Florës së Shqipërisë.

Në dekadat që kanë kaluar, DSHA ka ruajtur bërthamën e tij me disiplina si Botanika, Fiziologjia, Gjenetika-Përmirësimi Gjenetik i Bimëve, Fitoteknia, Mekanika, Përmirësimi ujor dhe Topografia dhe më pas Eksperimentimi Shkencor dhe Biokimia.

Ndër vite, Departamenti është pasuruar edhe me, Bioteknologjinë, Resurset Gjenetike, Bioenergjinë etj. Pranë Departamentit të Agronomisë, që nga viti 1998 funksionoi Shkolla e Studimeve të Thelluara Pasuniversitare (SHPU).

Departamenti i Shkencave Agronomike është pjesëmarrës në disa projekte kërkimore – shkencore dhe Erasmus, duke bërë të mundur që shumë studentë në Bachelor dhe Master të kenë mundësi të kryejnë një semestër ose të zhvillojnë tezën e Masterit në vendet e BE-së si: Poloni, Austri, Gjermani, Itali, etj.

Departamenti aktualisht ofron:

Programe studimi të ciklit të parë:

  • Bachelor në Inxhinieri Agrare: Profili “Agronomi”;
  • Bachelor në Inxhinieri Agrare – Agromekanizim;
  • Bachelor në “Agrobiologji”.

Program Profesional 2-vjeçar Teknolog Bujqësor

Programe studimi të ciklit të dytë në:

  • Master i Shkencave në “Inxhinieri Agrare”, “Shkencat Agronomike”;
  • Master Shkencor në “Energjitë e Rinovueshme”;
  • Master Profesional në “Komunikim dhe Ekstesion Bujqësor”.

Gjithashtu DSHA ofron ciklin e tretë të studimeve Doktoratë në “Shkencat Agronomike”.

VIZIONI

  • Rritje e vazhdueshme e nivelit mësimor, kërkimit shkencor dhe shërbimeve me qëllim arritjen në nivelin e universiteteve më të mira në vendet e BE-së.
  • Përgatitja e specialistëve dhe shkencëtarëve në fushat e Prodhimit të Bimëve, Përmirësimit Gjenetik dhe Prodhimit të Farave të Resurseve Gjenetike të Bimëve, Agromekanizimit, Energjive të Rinovueshme dhe Agrobiologjisë.

Ç’FARË POLITIKASH KA NDJEKUR DEPARTAMENTI I SHKENCAVE AGRONOMIKE ?

  • Përmirësimi kurrikulave dhe fuqizimi i bazës
  • Ndërthurja e mësimdhënies me kërkimin shkencor në projekte të ndryshme në nivel kombëtar dhe ndërkombetar.
  • Forcimi i marrëdhenieve me institucione qeveritare dhe joqeveritare dhe rritja e rolit të departamentit nëpërmjet anagzhimit në studime ose projekte kombëtare.
  • Forcimi marrëdhenieve me departamente homologe të huaja me qëllim rritjen e nivelit akademik të stafit të departamentit.
  • Pjesëmarrja e departamentit si partner në projekte të rëndësishme ndërkombetare,
  • Forcimi i marrëdhënieve me aktorët kryesorë të Prodhimit Bujqësor dhe Agrobiznesit në vend.

 

MISIONI DHE OBJEKTIVAT E DSHA

  • Trajnimi i specialistëve dhe shkencëtarëve në fushat e Prodhimit të Bimëve, Përmirësimit Gjenetik dhe Prodhimit të Farave të Resurseve Gjenetike të Bimëve, Agromekanizimi dhe Agrobiologjisë kryerja e hulumtimit dhe inovacionit cilësor përmes koordinimit dhe menaxhimit të veprimtarive të mësimdhënies, kërkimit shkencor dhe shërbimeve, duke respektuar lirinë akademike të stafit
  • Trajnimi i Specialistëve dhe shkencëtarëve të cilëve duhet t’u jepet mundësia të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve teknike, qofshin ato ekonomike dhe sociale, në bujqësi dhe prodhimin e bimëve të arave, veçanërisht në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit dhe kërkesave të tregut të punës. Rritja e nivelit të kërkimit duke integruar gjithnjë e më shumë staf kërkimor në projekte bilaterale dhe multilaterale dhe përmirësimin e infrastrukturës kërkimore.
  • Zgjidhje për problemet akute dhe në kohë reale si edhe përgjigje që vijnë nga prodhimi bujqësor përmes ofrimit të një ndihme teknike më të
  • Mbështetje e organeve vendimmarrës me ndihmë të specializuar në përcaktimin e masave konkrete për të përmirësuar situatën dhe strategjitë e zhvillimit të prodhimit të bimëve, përmirësimin gjenetik dhe resurseve gjenetike të bimëve dhe agro-mekanizimin.

SHËRBIME, KËSHILLIME DHE EKSPERTIZA

  • Të kualifikojë stafin e ri akademik në cilësinë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor;
  • Të nxitë marrien pjesë në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, workshope, takime në fushën e bujqësisë.
  • Të ofrojë ekspertiza dhe këshillime për fermerët në fushën e Agronomisë, Agrobiologjisë dhe Energjive të rinovueshme.
  • Të ofrojë ekspertizë për Zhvillimin e Qëndrueshëm në Bujqësi për organet qëndrore të
  • Të ofrojë ekspertizë në fushën e Gjenetikës, Përmirësimit Gjenetik dhe Prodhimit të
  • Të ofrojë ekspertizë në fushën e bimëve aromayko-mjekësore.
  • Të ofrojë ekspertizë në fushën e ujitjes dhe kullimit
  • Të ofrojë ekspertizë në studime mbi florën dhe
  • Të ofrojë mendimin e specializuar dhe të kualifikuar të stafit të tij akademik nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të tyre në borde, grupe pune, oponenca, , duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Bujqësisë, Institucionet në varësii të saj dhe shoqatat e prodhuesve të bimëve.

KOMPETENCAT PROFESIONALE TË TË DIPLOMUAREVE NË DSHA

  1. AGRONOMI
  • Zbaton teknologjite më të përshtatshme të kultivimit të bimëve të arave sipas zonave
  • Zbaton Përmirësimin Gjenetik në bimët e kultivuara dhe bimët mjekësore dhe aromatike (BAM).
  • Vlerëson dhe menaxhon Resurset Gjenetike të Bimëve, për përdorim në Bujqësi dhe
  • Zbaton Teknologjitë e Prodhimit të
  • Menaxhon kullimin e tokave bujqësore nëpërmjet aplikimit të njohurive mbi kriteret, projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të kullimit sipërfaqësor dhe nënsipërfaqësor.
  • Zbaton përdorimin e koncepteve ekonomike në zhvillimin e ujitjes duke mundësuar një menaxhim të qëndrueshëm të burimeve në sektorin e
  • Vlerëson dhe menaxhon monitorimin dhe vleresimin ekonomik të projekteve të kullimit dhe ujitjes
  • Përcakton në mënyrë të saktë përdorimin e inputeve për një Bujqësi Biologjike duke ulur koston e prodhimit dhe ruajtur mjedisin nga
  • Këshillon fermerët për bimët më të përshtatshme që mund të kultivohen në zonën e
  • Këshillon fermerët për përzgjedhjen dhe specifikimin e sistemeve të ujitjes, mirëmbajtjen dhe vlerësimin e performancës të sistemeve të ujitjes dhe kullimit në fushën e bujqësisë.
  • Këshillon fermerët për kultivimin e bimëve, seleksionimin dhe prodhimin e
  • Menaxhon fermat bujqësore.

B.AGRO – MEKANIZIM

  • Vlerëson ndërtimin, funksionimin, regjistrimin dhe përdorimin e makinave bujqësore.
  • Këshillon fermerët për mekanizimin në prodhimin bujqësor dhe
  • Këshillon fermerët mbi përzgjedhjen optimale të makinerive bujqësore në funksion të tipit dhe madhësisë së fermave.
  • Llogarit kostot e përdorimit të makinave bujqësore në fermat bujqësore.
  • Zbaton metodat bashkëkohore për ujitjen dhe kullimin në fushën e bujqësisë.
  • Vlerëson dhe menaxhon monitorimin dhe vleresimin ekonomik të projekteve të kullimit dhe ujitjes
  • Këshillon përdorimin e energjive të rinovueshme në zonat
  • Konsulencë fermerëve për trajtimin e mbetjeve organike në ferma për prodhimin e bioenergjisë.

C. AGROBIOLOGJI

  • Zotëron njohuri të qëndrueshme për sistemet biologjike të bimëve të kultivuara si edhe ato spontane me interes ekonomik.
  • Zotëron njohuri bazë laboratorike dhe praktike lidhur me analiza biokimike dhe molekulare të bimëve të kultivuara si edhe atyre spontane me interes
  • Aftësi për të aplikuar njohuritë biologjike të fituara në situata konkrete në
  • Aftësi për të vlerësuar dhe këshilluar praktika miqsore me mjedisin gjatë aplikimit të teknologjive të kultivimit të bimëve.
  • Kompetenca për të ndjekur prodhimin e ushqimeve me origjinë bimore nga ferma në tavolinë.
  • Aftësi për të këshilluar ngritjen dhe menaxhimin e fermave organike dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me produktet “bio”.
  • Zotësi për të këshilluar dhe interpretuar nevojën e zbatimit të regulloreve dhe legjislacionin në fushën e bujqësisë dhe atë të mjedisit.