Skip to Content

Hapet thirrja e tretë për aplikime në projektin “Web Challenge Tirana”

November 2, 2026 by
Admin

Bashkia e Tiranës ka hapur thirrjen e tretë për aplikime në projektin “Web Challenge Tirana”, një mundësi e dedikuar për të rinjtë që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre në fushën e teknologjisë dhe programimit. 

Përmes këtij projekti, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në një internship tre mujor, gjatë të cilit do të punojnë për konceptimin, dizenjimin dhe zhvillimin e faqeve të internetit për qytetarët e Tiranës. Procesi përfshin të gjitha fazat e zhvillimit të një projekti web, nga ideimi dhe modelimi i strukturës deri te programimi, testimi dhe prezantimi i projektit përfundimtar.  

Kriteret: Mund të aplikojnë të rinj të grupmoshës 18-25 vjeç të cilët janë duke ndjekur ose kanë përfunduar studimet e arsimit të mesëm profesional apo studimet e shkollës së lartë, në institucione arsimore publike ose private, brenda ose jashtë vendit, në fushat: shkenca kompjuterike, teknologji informacioni dhe komunikimi, informatikë, informatikë ekonomike, inxhinieri matematike dhe informatike, elektronikë dhe të ngjashme.

Fokusi i projektit:

  • Të rinjtë do të angazhohen në praktikë pune për 3 muaj në Bashkinë Tiranë, nën mbikëqyrjen e ekspertëve të fushës.
  • Do të përfitojnë trajnime profesionale në gjuhët e programimit për zhvillimin e faqeve të internetit.
  • Dizenjimi dhe zhvillimi i 3 faqeve të internetit, në shërbim të qytetarëve të Tiranës.
  • Të rinjtë do të përfitojnë çmime fituese dhe vërtetim në përfundimin me sukses të praktikës. 

Aplikimet janë të hapura në periudhën 02.11.2026  - 11.12.2026 dhe kryhen online.

Bashkia Tiranë

Web: https://tirana.al/faqe/web-challenge-tirana

Njoftimi WEB Challenge Tirana III