Skip to Content

FTESË PËR PJESËMARRJE NË MOBILITETE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË VETERINARE

October 29, 2026 by
Admin

Programi: VetNEST (Veterinary Network for Student and Staff Transfer) – Extended Network

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Universitetit Bujqësor të Tiranës me Universitetet e tjera të Ballkanit dhe Europës, ftojmë të merrni pjesë në mobilitetet ndërkombëtare të ofruara nga programi VetNEST – Extended Network, CEEPUS, i cili synon të nxisë bashkëpunimin akademik dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e mjekësisë veterinare.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:

  • Ndjekin aktivitete akademike dhe praktike në universitete partnere;
  • Përfshihen në projekte kërkimore dhe shkëmbim të eksperiencave profesionale;
  • Rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre në një ambient ndërkombëtar.

📍 Vendet pritëse:

Nr.

Universiteti

Mobiliteti

Nr. i mobiliteteve

Muaj

1.

Universiteti i Beogradit, Beograd, Serbi.

Staf akademik

1

1

2.

Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, Kosovë.

Staf akademik

1

1

3.

Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, Kosovë.

Student (doktorature)

1

1

4.

Universiteti i Mjekësisë Veterinare, Budapest, Hungari

Student

1

1

5.

Universiteti i Mjekësisë Veterinare, Viena, Austri.

Student

2

1

6.

Universiteti i Zagrebit, Zagreb, Kroaci.

Student

2

1

7.

Universiteti I Mjekësisë Veterinare dhe Farmacisë, Košice, Slloveni.

Student

1

1


👤 Kush mund të aplikojë: Studentët e vitit të pestë dhe stafi akademik i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare.

Dokumentet e aplikimit për studentët:

  • Letër motivimi në gjuhën angleze.
  • Dëshmi e gjuhës angleze nëse e dispononi.
  • Lista e notave dhe nota mesatare nga Pitagora.
  • Pasportë ose ID e skanuar.

Dokumentat e aplikimit për stafin akademik:

  • Cv në gjuhën angleze.
  • Letër motivimi në gjuhën angleze

Periudha e lëvizjes: Semsetri II, viti akademik 2026 – 2027.

📅 Afati për aplikim: 28/ 10/ 2026.

Data e intervistës: 29/ 10/ 2026.

Për më shumë informacion mbi kriteret e përzgjedhjes, afatet, proçedurat e aplikimit dhe dërgimin e dokumentave, ju lutemi kontaktoni:

📧 tgoga@ubt.edu.al dhe erasmusoffice@ubt.edu.al

Ju urojmë suksese në aplikim!

Thirrje Aplikimi