Skip to Content

Hapen regjistrimet për Brokerage Event të Horizon Europe – Cluster 6, Bruksel, 15 janar 2027

October 28, 2026 by
Admin

Në kuadër të projektit CARE4BIO, janë hapur regjistrimet për aktivitetin ndërkombëtar “Horizon Europe on-site Matchmaking for Cluster 6 – Calls 2027”, i cili do të zhvillohet më 15 janar 2027, në Bruksel, Belgjikë.

Ky aktivitet organizohet në vijim të Ditëve Informuese të Horizon Europe – Cluster 6, të planifikuara për datat 13–14 janar 2027, dhe synon të krijojë mundësi për rrjetëzim, shkëmbim përvojash dhe ndërtim partneritetesh ndërkombëtare ndërmjet aktorëve të interesuar për aplikimet në thirrjet e vitit 2027.

Aktiviteti u ofron pjesëmarrësve mundësinë për të identifikuar partnerë potencialë, për të diskutuar ide projekt-propozimesh dhe për të krijuar konsorciume konkurruese në kuadër të programit Horizon Europe, Cluster 6 – Food, Bioeconomy, Natural Resources, Agriculture and Environment.

Aktiviteti organizohet në bashkëpunim me Enterprise Europe Network (EEN) dhe partnerë të tjerë.

Informacion mbi aktivitetin

Për pjesëmarrësit do të jenë të disponueshme edhe grante për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit, sipas kushteve të përcaktuara nga organizatorët.

Trajnim për aplikantët – “Pathway to Impact”

Në kuadër të aktiviteteve të CARE4BIO, është planifikuar gjithashtu organizimi i një trajnimi për aplikantët me temë “Pathway to Impact”, i cili synon të mbështesë përgatitjen e projekt-propozimeve në programin Horizon Europe.

Datat e sakta të zhvillimit të trajnimit do të njoftohen në vijim.

Regjistrimi dhe informacion i mëtejshëm

Të gjithë kërkuesit shkencorë, institucionet akademike, organizatat kërkimore, bizneset dhe aktorët e tjerë të interesuar për pjesëmarrje në thirrjet e Horizon Europe – Cluster 6, ftohen të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar.

Për regjistrim dhe informacion të detajuar:

Regjistrohuni në Brokerage Event – 15 janar 2027

Informacion mbi Horizon Europe Cluster 6 Info Days – 13–14 janar 2027