Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Agribusiness Management Department

Departamenti Drejtim Agrobiznesi

Në vitin 2007, si pasojë e ristrukturimit të ish – Fakultetit të Bujqësisë, u krijua Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit, i cili ka aktualisht gjashtë departamente një prej të cilëve është departamenti “Drejtim Agrobiznesi”. Ky departament ofron studime në  ciklet Bachelor, Master Profesional dhe Shkencor si edhe në Doktoraturë.

 

▶ STUDIMET E CIKLIT TË PARË BACHELOR

Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen e studenteve me njohuritë bazë, mbi metodat dhe parimet e shkencore të përgjithshme, si dhe formimin e shprehive të veçanta në fushën e  menaxhimit të agrobiznesit, marketingut të produkteve bujqësore si edhe në atë të menaxhimit të burimeve njerëzore në këto ndërmarrje. Programet e studimeve të ciklit të parë realizohen me 180 kredite (ECTS) dhe kohëzgjatja e tyre është 3 vite akademike.

Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të parë lëshohet diplomë universitare “Bachelor”në “Menaxhim Agrobiznesi”.
Kurrikula Bachelor 2019-2020

▶ STUDIMET E CIKLIT TË DYTË

1.  Programet e studimeve të ciklit të dytë   “Master i Shkencave” 

Programi e studimit të ciklit të dytë “Master i shkencave” i pajis të diplomuarit që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor te pavarur në një fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve të biznesit në përgjithësi. Programet e studimeve të ciklit të dytë realizohen me 120 kredite, ku përfshihen 30 kredite për projektin kërkimor (mikrotezën) dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Për tu pranuar në këtë cikël studimi në departamentin “Drejtim Agrobiznesi”, studentët duhet të kenë dhënë edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Në përfundim të këtj programit të ciklit të dytë lëshohet diplomë universitare “Master i Shkencave” në “Menaxhim Agrobiznesi”, profili: “Administrim i Ndërmarrjeve”

Kurrikula Master Shkencor 2019-2020

 

2. Programet e studimeve “Master Profesional”

Programi i ciklit të dytë të studimit “Master profesional” u ofron të diplomuarve, me një diplomë universitare “Bachelor”, arsimim dhe trajnim të mirëfilltë profesional. Programi i studimit “Master profesional” realizohen me 120 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike. Në përfundim të këtij cikli studimesh lëshohet diplomë universitare “Master profesional” në “Menaxhimi i Ndërmarrjeve”, profili: “Menaxhimi i Ndërmarrjeve të Agrobiznesit”.

Kurrikula Master Profesional

▶ STUDIMET E CIKLIT TË TRETË DOKTORATURËS

Programet e studimeve të doktoratës janë programe të studimeve të ciklit të tretë, me karakter plotësisht akademik, që kanë në bazë kërkim shkencor dhe veprimtari krijuese.

Në studimet e doktoratës në departamentin “Drejtim Agrobiznesi” pranohen kandidatë që kanë fituar diplomë universitare “Master i Shkencave” dhe që plotësojnë kritere të tjera të përcaktuara ne Rregulloren e Studimeve të Doktoratës të Universitetit Bujqësor të Tiranës si edhe të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit. Ky program studimi zgjat të paktën 3 vite akademike.

Në përfundim të programit të studimeve të doktoratës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor”.