Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Edhe pak ditë kanë mbetur nga dita e festës së madhe, dita e ceremonisë së diplomimit të studentëve të vitit akademik 2021-2022.

Më 1 nëntor, në orën 09:00 nis ceremonia e shumëpritur në ambientet e korpusit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Universiteti Bujqësor fton gjithë të interesuarit dhe inkurajon pjesëmarrjen e tyre gjatë gjithë aktiviteteve të përgatitura në kuadër të kësaj dite të rëndësishme.

Njoftojmw studentët që dëshirojnë të marrin veshjen e diplomimit se mund ta tërheqin atë në fakultetet përkatëse.

Studentët e FEA, FBM dhe FBU mund ta tërheqin pranë sekretarive të departamenteve ndërsa ata të FMV dhe FSHP mund ta marrin në Zyrat e Karrierës. Veshjet e Diplomimit do të shpërndahen çdo ditë deri ditën e martë, ora 9.30.

Bashkë me Universitetin Bujqësor në rrugën e dijes dhe të suksesit.

UBT Universiteti i jetës!