Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Doktoraturë FSHP

Doktoraturë FBM
Doktoraturë FEA
Doktoraturë FSHP
Doktoraturë FMV

Qeverisja e qëndrueshme e burimeve pyjore dhe kullosore

Ndër objektivat e Programit të Shkollës së Doktoraturës mund të specifikohen:

  • Të formojë specialistë me njohuri bashkëkohore teorike dhe shkencore në fushën e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve pyjore,
  • Të formojë specialistë të aftë praktikisht pë të vlerësuar dhe identifikuar problemet e sektorit të pyjeve dhe për të ofruar zgjidhje në baza shkencore të këtyre problemeve.
  • Të pregatisë specialistë të aftë për të kryer analiza të detajuara të problemeve të sektorit të pyjeve duke ofruar zgjidhje në perputhje me strategjinë kombëtare të sektorit të pyjeve.
  • Të pregatisë studiues të aftë për të kryer punime shkencore e akademike duke kontribuar në ngritjen e cilësisë së mësimdhënies në Universitete.

Programi ofrohet nga grupimi i njësive:

Depratamenti i Pyjeve (Fakulteti I Shkencave Pyjore)

     -Fushat e Kërkimit në Shkollën e Doktoratës:

  1. Studime dhe prognozime për shfaqjen e sëmundjeve dhe dëmtuesve më problematik në pyje;
  2. Studime për rigjenerimin e siperfaqeve të degraduara të dushqeve në Shqipëri
  3. Studime mbi metodat bashkëkohore të luftës biologjike ndaj dëmtuesve në pyje.
  4. Studime mbi praktikat më të mira për mbarështrimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe kullotave komunale.
  5. Studime mbi potencialet dhe mundësitë e prodhimit të biomasës pyjore për qëllime
  6. Studime në lidhje me rehabilitimin e popullatave të faunës së egër pyjore.
  7. Studime në lidhje me vlerësimin monetar të shërbimeve mjedisore nga pyjet.
  8. Studimi i dinamikës së zhvillimit të plantacioneve me lloje pyjore me rritje të shpejtë përprodhim energjie.
  9. Studimi i dëmtimeve nga zjarret në ekosistemet pyjore e kullosore dhe masat për rehabilitimine tyre.
  10. Studime mbi vlerësimin ekonomik dhe rritjen e kontributit të pyjeve komunale në jetesën e komuniteteve rurale (ekoturizmi).
  11. Studimi i kapaciteteve prodhuese për produktet jo drusore dheproblemet që lidhen me shfrytëzimin e qëndrueshëm të tyre.

Informohu

Kontakti

Prof. Dr. Vath TABAKU (Përgjegjës i Departamentit të Pyjeve)
Tel: 00355 68 40 30 632;
Email: vtabaku@ubt.edu.al

Prof.Dr. Entela LATO
(Përgjegjës i Departamentit të Industrë së Drurit)
Tel: 003688333934; email: elato@ubt.edu.al