Doktoraturë FBM
Doktoraturë FEA
Doktoraturë FBU
Doktoraturë FSHP
Doktoraturë FMV
Info dhe përshkrim i shkurtër i Shkollës së Doktoratës
Programi i studimit të doktoratës në “Shkenca Veterinare” ka si objektiva të tij të formoj specialistë që zotërojnë njohuri të thella shkencore, metodologji shkencore, të aftë të projektojnë dhe të zgjidhin probleme të veçanta të sektorit të blegtorisë, mjekësisë veterinare, biologjisë, mjedisit etj, qofshin rajonale apo Kombëtare. Zgjidhje të tilla synojnë rritjen e pandërprerë të kapaciteteve prodhuese në blegtori, rritjen e cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve me origjinë shtazore dhe uljen e kostos përmes implementimit të teknologjive më bashkëkohore. Programi i studimit të doktoratës mundëson vijimësinë e formimit dhe zgjerimit të komunitetit shkencor në sektorin e blegtorisë, kafshëve të shoqërimit, sigurisë ushqimore etj. Programi i Studimeve të Doktoratës në “Shkenca Veterinare” është realizuar në vazhdimësi vetëm në FMV në fusha të qëndrueshme kërkimore prej rreth 4 dekadash, pavarësisht ndryshimeve që kanë ndodhur në sistemin arsimor në vendin tonë.
Programi ofrohet nga grupimi i njësive:
Programi ofrohet nga grupimi i katër njësive bazë të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, përkatësisht Departamenti i Moduleve Morfo – Funksionale, Departamenti i Moduleve Paraklinike, Departamenti i Shëndetit Publik Veterinar dhe Departamenti i Lëndëve Klinike, me qëllim mbështetjen me burime humane të kualifikuara dhe vënien në dispozicion të infrastrukturës laboratorike për realizimin e programit të ciklit të tretë të studimeve të doktoraturës në “Shkenca Veterinare”.
Informohu
Sorry, no posts matched your criteria.