Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Ditë e Hapur Virtuale për Studentët Shqiptarë nga UNITUS

Universiteti i Tuscia-s, Viterbo, Itali do të organizojë “Ditën e Hapur Virtuale’’ të dedikuar posaçërisht për studentët shqiptarë në datë 26 Janar 2021 ora 15:00-17:00.

Një aktivitet i tillë do të ishte një rast për t’u dhënë të gjithë studentëve mundësinë për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të UNITUS të cilat janë pasuruar me aktivitete të reja në anglisht, gjuhë në të cilën do të zhvillohet edhe eventi.

Për t’u regjistruar, mund të vizitoni faqen http://www.unitus.it/it/unitus/international2/articolo/get-to-know-unitus  ku mund të plotësoni formularin dhe të merrni linkun përkatës.

Universiteti i Tuscia-s i cili ndodhet në Viterbo, me kampuse brenda dhe përreth qendrës historike të qytetit, u themelua në vitin 1979. Aktivitetet arsimore menaxhohen në gjashtë departamente që ofrojnë 15 programe universitare dhe 17 programe të nivelit të dytë. Programet janë përshtatur për të përmbushur kërkesat e tregut të punës, si atij europian ashtu dhe atë ndërkombëtar .

Universiteti ofron shtatë programe PhD dhe disa kurse të nivelit të parë dhe të dytë, si dhe një shkollë specializimi.

 

Kliko këtu: Agjenda e aktivitetit