Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Dhuroji një libër bibliotekës së universitetit tënd

Për të sensibilizuar komunitetin që e do librin dhe bibliotekën, si dhe për të pasuruar fondet e bibliotekës, në datat 6 Mars – 30 Prill 2017 u zhvillua një fushatë për mbledhjen e librave të dhuruar, me titull “Dhuroji një libër bibliotekës së universitetit tënd”. Nga ky aktivitet u dhuruan një numër i konsiderueshëm librash nga pedagogë, sudentë dhe ish-studentë të UBT, kërkues shkencorë, etj. Aktivitete të tilla kanë si synim afrimin e lexuesit me bibliotekën, librin dhe të lexuarit. Gjithashtu, edukohen brezat të sillen me vëmendje dhe përkujdesje ndaj bibliotekave, si institucione që ruajnë dhe trashëgojnë dijen ndër breza.