Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Departamenti Matematikë dhe Informatikë

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Përgjëgjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Informacion për studentët

Departamenti Matematikë dhe Informatikë

Departamenti Matematikë dhe Informatikë (DMI) është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. DMI mbulon programet e studimit: Informatikë Biznesi – Bachelor, Menaxhim Informacioni në Agrobiznes – Master Profesional dhe Menaxhim Sistemesh Informacioni-Profesional 2-vjeçar.

Informatika e Biznesit si një degë shumë e kërkuar në tregun e punës, plotëson nevojat e studentëve për njohuri edhe në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, duke u bërë degë preferenciale edhe për maturantët.

Cikli i dytë i studimit MP “Menaxhim Informacioni në Agrobiznes” është vazhdim i ciklit të parë të studimeve Bachelor “Informatikë Biznesi”, i cili synon përgatitjen e specialistëve të rinj të aftë për shfrytëzimin efektiv të  informacionit, teknologjisë dhe inovacionit në funksion të biznesit. Në themel të këtij cikli studimesh qëndron nxitja, thellimi kërkimor dhe kombinimi maksimal i zhvillimeve më të fundit dhe mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe ligjeve ekonomike, të cilat japin më shumë mundësi për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës. Studimi i trendeve ekonomike dhe atyre teknologjike, me fokusin maksimal ndaj kërkesave gjithnjë e më komplekse të tregut të punës, ndërtimi i modeleve analitike dhe zbatimi konkret i tyre është misioni kryesor i këtij programi.

DMI përbëhet nga tre Grupe Mësimore Kërkimore: Matematikë, Informatikë dhe Statistikë-Ekonometri. Avantazhet konkuruese:

  1. Staf i kualifikuar brenda dhe jashtë vendit.
  2. Kurrikula të hartuara me profesionalizëm shkencor në funksion të tregut të punës, duke marrë eksperiencat më të mira të kurrikulave analoge.
  3. Laboratorë kompjuterikë, me parametra të lartë, të niveleve bashkëkohore.

Shtimi i numrit të laboratorëve si dhe blerja apo instalimi i programeve të nevojshme, kanë përmirësuar cilësinë e seminareve dhe formimin praktik dhe profesional të studentëve.

 

Objektivat e degës Informatikë-Biznesi:

  • Të krijojë specialistë që kanë një informacion të gjerë për zhvillimet ekonomike dhe informatike;
  • Studentët të kenë një formim si për profilin e biznesit dhe atë informatik;
  • Krijimi i njohurive shumë të mira për sistemet e menaxhimit të informacionit duke mundësuar përpunimin analitik të të dhënave të biznesit;
  • Krijimi i parashikimeve të ecurisë të bizneseve të ndryshme nëpërmjet metodave informatike;
  • Krijimi i mundësive për të avancuar njohuritë e sigurimit të të dhënave sensitive të  biznesit;
  • Zhvillimin e sistemeve dhe aplikacioneve të ndryshme sipas orientimit të biznesit.

 

Tregu i punës

Studentët e këtij drejtimi kanë avantazh punësimi si në kompani me profil biznesi dhe në ato të profilit të teknologjisë së informacionit. Të diplomuarit do të përgatiten të luajnë role të ndryshme (analist, konsulent biznesi dhe sistemesh informacioni në firmat e ndryshme financiare, menaxher, programues, kërkues tregu, administrator i sistemeve apo rrjeteve nëpër kompani me profile të ndryshme, etj) në projektet inovative, në bujqësi, në kompani të tjera vendase apo të huaja, në organizata kombëtare apo ato ndërkombëtare, administratë, sektorin bankar, apo të punojnë si kërkues për zhvillimin dhe hedhjen në treg të produkteve të reja. Programet e ofruara do të mundësojnë gjithashtu zhvillimin e aftësive të të diplomuarve për krijimin e bizneseve të tyre si dhe do t’ju japë atyre mundësinë e ndjekjes më tej të studimeve në nivel të doktoraturës në këtë fushë zhvillimi profesional.
Disa nga këto kompani me profil teknologjik janë: Administrata publike; Sistemi bankar; Kompanitë e telefonisë celulare; Kompanitë e mediave televizive dhe ato radio; Biznese private .