Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Departamenti i Qendrës së Kërkimit të Ushqimit

Fakulteti i Bioteknologjise dhe Ushqimit
Pergjegjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit

Qendra e Kërkimit të Ushqimit është një njësi bazë kërkimore e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, është e themeluar në 1987 si një institucion kërkimor dhe njihej si “Qendra e Verës”. Aktiviteti i kryesor i kësaj Qendre është i lidhur me kërkim shkencor në fushën e ushqimit, si dhe të zgjidhë problemet kryesore të industrisë ushqimore në vend dhe ofrojnë shërbime shkencore, praktike dhe metodike, si dhe merr pjesë në realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të ciklit të tretë. Ka qenë pjesë e strukturës së Universitetit Bujqësor të Tiranës që kur u themelua departamenti i Teknologjisë dhe Ushqimit. Pas riorganizimit të strukturave të UBT në 2007, u bë pjesë e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, tanimë si Departamenti i Qendrës së Kërkimit dhe Ushqimit.

Kjo njësi laboratorike ka një strukturë të tillë në të cilën funksionojnë Laboratori i Analizave të Cilësisë së Ushqimit, Laboratori Fruta-Perimeve dhe i Vajit, Salla e Degustimit, Laboratori Eksperimental i Verës dhe Distilateve Alkoolike, edhe ambientet nëntokësorë për ruajtjen dhe vjetrimin e verërave. Gjithashtu kjo Qendër është e pajisur edhe me një sallë leksioni e cila mundëson realizimin e orëve mësimore me studentët.

Departamenti i QKU-së ka për detyrë të hetojë, karakterizojë, vlerësojë dhe dokumentojë vetitë fizike dhe kimike të produktet ushqimore. Të dhënat dhe informacionet e mbledhura përdoren për të mbështetur punën kërkimore dhe zhvillimore që realizohen në fakultet