Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve

Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
Misioni dhe vizioni
Pergjegjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Misioni / Vizioni i Departamentit i Mbrojtjes së Bimëve

DMB u strukturua si njësi bazë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në vijim të Vendimit Nr. 515 datë 19.07.2006 të Këshillit të Ministrave dhe me Vendim të Senatit UBT Nr. 20 datë 26.12.2006. Mbrojtja e Bimëve si strukture e veçantë mësimore dhe shkencore u formua në vitin 1964. Dhe ka bashkëshoqëruar evolimin e Institutit të Lartë Bujqësor (sot Universiteti Bujqësor) në formën e një katedre me degë të veçantë të Fakultetit të Agronomisë ku studentët dipllomoheshin me titullin e Agronomit të Mbrojtjes së Bimëve.

Deri në fillim të viteve 90-të Katedra e Mbrojtjes së Bimëve ka funksionuar me dy grupime lëndësh të veçanta: ato të Entomologjisë dhe ato të Fitopatologjisë me 8 pedagogët efektiv të brëndshëm dhe disa të jashtëm. Në vitin 1994 Mbrojtja e Bimëve u inkuadrua në Departamentin e Hortikulturës dhe Mbrojtje Bimësh duke humbur kështu pamvarësinë e proçesit mësimoro-shkencor dhe mundësinë e një dipllome të veçantë Mbrojtje Bimësh.

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve u formua si pasojë e vendimit të Qeverisë nr. 515 të korrikut 2006, me anë të cilit Instituti i Mbrojtjes së Bimëve në Durrës tranferohet dhe vihet në vartësi të Universitetit Bujqësor me potencialin njerëzor dhe asetet e tij. Kjo strukturë së bashku me Seksionin e Mbrojtjes së Bimëve të Fakultetit të Bujqësisë UBT çuan në  formimin e Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, me vendim të Senatit të UBT në dhjetor të vitit 2006.

Aktualisht  Departamenti i Mbrojtjes se Bimeve dhe Laboratori i mbrojtjes e bimeve i Akredituar (pjese e departamentit) eshte Depatament i References Kombetare te Mbrojtjes se Bimeve.

Vizioni i Departamentit të Mbrojtjes së Bimeve është të përgatisë specialistë të lartë dhe të kualifikuar në të dy nivelet e shkollimit të aftë për ti shërbyer bujqësisë Shqiptare dhe që të jenë konkurues në tregun Evropian të punës.

Misioni dhe Objektivat e Departamenti janë:

  • Ndryshimi i strukturës ekzistuese të Mbrojtjes së Bimëve (seksioni) dhe krijimi i sektoreve të rinj (Sektori mësimorë-shkencore dhe Laboratorin e Mbrojtjes së Bimëve Durrës) të cilët do të mbulojnë edhe shërbimin në këtë fushë.
  • Hartimi i programeve të reja mësimore dhe kurrikulave në funksion të integrimit me sistemin Europian (Kartën e Bolonjës) të kurseve universitare (Bachelor, Master) dhe transferimit të krediteve.
  • Fuqizimi i Bazës laboratorike e cila do të mundësojë implementimin sa më të mirë dhe të shpejtë të kurrikulave të këtij departamenti.
  • Formimi praktik i studentëve si brenda kampusit universitar të UBT-së ashtu edhe pranë LMB-së Durrës.
  • Realizimi i kualifikimeve shkencore të specialistëve të bujqësisë dhe të përafërt me ta në nivelet Master, Doktorat etj.
  • Organizimi i trajnimeve në fushën e identifikimit të parazitëve të bimëve, të prognozë sinjalizimit dhe rekomandimit të masave specifike.

Aspektet kryesore të kërkimit shkencor

 

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve është i vetmi departament në vend, që realizon kërkim shkencor në mbrojtjen e bimëve, duke krijuar mundësi për hartimin e protokolleve sipas standarteve të BE-së. Mbështetja me kërkim shkencor i këtij sektori, kontribuon në rritjen ekonomike përmes rritjes së konkurrueshmërisë dhe novacionit, çka kontribuon në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI).

Strategjia e Kërkimit Shkencor të DMB është e harmonizuar me Strategjinë e Kërkimit të UBT, Strategjinë e Kërkimit në Shqipëri dhe Kodin Shqiptar të Kërkimit të Përgjegjshëm, që shërbejnë si ombrellë edhe për anëtarët e DMB dhe studentët që do të kontribuojnë në përmbushjen e prioriteteve të UBT dhe Qeverisë së Shqipërisë, në fushën e kërkimit dhe zhvillimit.

 

Shërbimet që ofron DMB-ve

 

Analizon të gjithë materialin bimor të ardhur nga importi dhe kryen analizimin e materialit bimor të prodhuar në vend. Analizat kryhen në bazë të protokolleve standarte diagnostikuese, bazuar në rregullat e (CE) n. 1159/2000, 97/647/EC, ECSC-EEC-EAEC të BE-së, protokollet e EPPO-s 02/9350, etj.

Prognozë – sinjalizimin për të gjitha kulturat bujqësore në shkallë vendi dhe hartimi i masave të kontrollit.

Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve bën të mundur diagnostikimin, studimin e bioekologjive të parazitëve të bimëve, duke përcaktuar edhe masat e kontrollit të tyre në kuadrin e kontrollit të integruar. Nëpërmjet prognozë – sinjalizimit, bëhet evidentimi i gjendjes fitosanitare si dhe rekomandimi i masave të kontrollit, bazuar në ecuritë biologjike si dhe në përzgjedhjen e atyre metodave dhe teknikave, të cilat kanë si bazë implementimin e protokolleve standarte të BE-së.

 

Departamenti Mbrojtje Bimësh, bazuar në kërkesat ligjore, është i organizuar në laboratorët:

  • Entomologji,
  • Mykologji,
  • Bakterologji,
  • Virusologji,
  • Nematologji, të mirëpajisur me pajisje bashkëkohore, të cilat garantojnë determinim deri në nivelin molekular.