Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Departamenti i Kimisë

Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
Departamenti
Pergjegjësi i Departamentit
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit

Departamenti i Kimisë (DK) është një prej njësive më të vjetra të strukturave të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në fillimet e veta ka qenë seksion i Departamentit Ndërfakultator, në Fakultetin e Bujqësisë, duke përfshirë disiplinat e Kimisë dhe Biologjisë me emërtimin Seksioni i Kimi-Biologjisë. Pas riorganizimit të strukturave të UBT, në vitin 2007, ky seksion u bë pjesë e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit, tanimë si Departamenti i Kimi-Biologjisë. Ndërsa me Vendim Senati të UBT Nr. 36, dt. 15.09.2014 dhe bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë (i ndryshuar), Nr. 10493, dt. 15.12.2011, Neni 23, Pika 3,4, Departamenti i Kimisë egziston si një njësi bazë e Fakultetit tё Bioteknologjisё dhe Ushqimit, dhe përfshin disiplinat e Kimisë Inorganike, Kimisë Organike, Kimisë së Produkteve Natyrore, Kimisë Analitike dhe Metodat Instrumentale të Analizës, etj.

Që në fillesat e veta, disiplinat e këtij departamenti kanë qënë dhe janë pjesë e programeve të studimit për nivelin e parë “Bachelor” të Fakulteteve të UBT (Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit, Veterinarisë, Shkencave Pyjore dhe Bioteknologjisë e Ushqimit) si dhe në nivelin e dytë “Master Shkencor” e “Master Profesional” të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, tё Fakultetit tё Bioteknologjisё e Ushqimit dhe tё Fakultetit tё Shkencave Pyjore.

 

Programet e studimit:

Departamenti  i Kimisё ofron njё program studimi në ciklin e dytë (Master Profesional):

–          Master Profesional nё “Analizat e Ushqimeve”

Programi i studimeve Master Profesional “Analizat e Ushqimeve” synon të formojë specialistë  tё analizave tё ushqimeve duke u siguruar tё diplomuarve kompetenca profesionale si :

 

  1. Specialistë në kryerjen e analizave fiziko-kimike të ushqimit
  2. Specialistё tё kontrollit tё cilësisë, sigurisë & gjurmueshmërisë së ushqimeve, në të gjitha etapat e zinxhirit ushqimor
  3. Specialistë të legjislacionit dhe etiketimit për ushqimin
  4. Specialistё të standardeve të cilësisë dhe sigurisë, gjurmueshmërisë, të të ushqyerit
  5. Specialistё nё zbulimin e falsifikimeve dhe analizës në sistemin e ushqimit
  6. Specialistё të aftë të kryejnë proceset e vlerësimit sensorial të ushqimeve
  7. Specialistë të marrjes, manipulimit, ruajtjes, dokumentimit dhe përdorimit të mostrave për analiza
  8. Specialistë të përdorimit të pajisjeve dhe aparaturave të laboratorit të analizave të ushqimit, procedurat e matjeve dhe vlerësimit, raportimit, masat e sigurimit teknik dhe zbatimit të praktikave të mira laboratorike.