Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit

Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit
Fakulteti i Bujqësisë dhe i Mjedisit
Misoni dhe Vizioni
Përgjegjësi i Departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Departamenti ka qenë një prej dy katedrave themeluese të Universitetit në 1951 dhe ka një traditë të gjatë dhe kontribute në zhvillimin e hortikulturës në Shqipëri. Dega ‘horti-frutikulturë’ e hapur me VKM 368, datë 19.10.1959 që përkon me programin aktual “Inxhinieri Agrare” profili: ‘Hortikulturë’. Roli i Departamentit është themelor po të kemi parasysh se:

(a) hortikultura është sektori më i rëndësishëm i bujqësisë shqiptare dhe një ndër sektorët ekonomik) që punëson ose vetëpunëson një masë të gjerë të fuqisë punëtore në Shqipëri;

(b) prirjet zhvillimore dhe konkurrueshmëria e sektorit demonstrojnë se kjo pozitë do të ruhet e madje forcohet në të ardhmen;

(c) në kontekstin global, sigurimi i ushqimit (veçanërisht fruta–perimeve) në  kushtet e pakësimit të burimeve natyrore me ritme alarmuese konsiderohet një sektor me përparësi dhe shoqëritë e vendeve të  zhvilluara investojnë në të;

(ç) ndryshimet klimatike po sfidojnë në radhë të pare bimët hortikulturore duke qenë produkte që konsumohen kryesisht të freskëta dhe për të cilat cilësia është parësore (ndryshe nga drithërat, për shembull, që konsumohen vetëm të përpunuara ;

(d) politika mbështetëse dhe promovuese për sektorin, si nga Qeveria  ashtu edhe donatorët e huaj;

(dh) globalizimi i tregtisë së bimëve hortikulturore i shton mundësitë për treg si për produktet hortikulturore shqiptare ashtu edhe për profesionistët e këtij sektori;

(e) zhvillimet në bioteknologji dhe disiplina të thelluara, që kanë gjetur shumë më tepër zbatim në sektorin e hortikulturës e që kanë çuar në një Revolucion të Gjelbër 2 e bëjnë tërheqës angazhimin e shumë nxënësve të talentuar të gjimnazeve me formimim të mirë në shkencat natyrore.

Gjatë dekadës së fundit kanë ndodhur ndryshime të mëdha në vendin tonë: për hërë të parë në historinë e Shqipërisë në zonat urbane jeton shumica e popullsisë; ka një program kombëtar që synon të normalizojë situatën kaotike të krijuar nga lëvizja e pakontrolluar e popullisë në zonat urbane; kanë filluar investimet e para serioze publike që synojnë përmirësimin e situatës së parqeve urbane dhe të zonave të gjelbra; në zonat suburbane ka investime serioze për ndërtimin e qendrave rezidenciale me kopshte private. Këto ndryshime janë shoqëruar me një rritje të ndërgjegjësimit të popullatës mbi rolin dhe rëndësinë e gjelbërimit; të kopshteve dhe parqeve urbane. Sot Departamenti i Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit ofron një Bachelor në “Inxhinieri Agrare” profili: ‘Arkitekturë Peizazhi’, një Masteri Profesional në Arkitekturë Peizazhi dhe është në pritje të miratimit të Masterit Shkencor në Arkitekturë Peizazhi. Departamenti ofron gjithashtu një Program Profesional të Lartë 2-vjeçar në Kopshtari.