Designed and built with care, filled with creative elements

Top
Image Alt

Departamenti i Gjuhëve të Huaja

Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
Pergjegjesi i departamentit
Grupet Mësimore Kërkimore
Stafi Ndihmës Akademik
Programet e studimit
Informacion për studentët

Departamenti i Gjuhëve të Huaja

Departamenti i Gjuhëve të Huaja, si pjesë përbërëse e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit prej muajit shtator 2016, ofron rol mbështetës për të gjitha departamentet e fakulteteve të ndryshme të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky departament ofron kursin e detyrueshëm të gjuhës angleze. Kursi i gjuhës angleze, i ofruar në vitin e parë të Ciklit Bachelor në rang universiteti  me një total prej 60 – 75 orë fizike në një vit akademik, është i orientuar drejt mësimit të Gjuhës Angleze për Qëllime Specifike (ESP).

Objektivat e lëndës të gjuhës angleze që ofrohet në kurrikulat e Ciklit të parë Bachelor janë:

  • Përvetësimi i anglishtes teknike e shkencore të fushave përkatëse sipas profileve dhe programeve të shumta në UBT.
  • Zhvillimi i aftësive gjuhësore të nevojshme për komunikim tekniko-shkencor në situata studimi, apo situata pune ku gjuha angleze përdoret si mjeti komunikimi;
  • Përgatitja e studentëve me njohuri të përgjithshme dhe specifike në fushat kryesore të dijes e shkencës me synim shfletimin dhe përvetësimin e literaturës bashkëkohore shkencore-teknike;
  • Njohja e terminologjisë shkencore në gjuhën angleze në fushat e ndryshme të shkencës dhe dijes dhe njësimi i saj me terminologjinë standarde të gjuhës shqipe.

Veç gjuhës angleze, stafi i DGjH ofron kursin e terminologjisë mjekësore në gjuhën latine për studentët e vitit të parë të Mjekësisë Veterinare, si dhe gjuhën frënge në ciklin e dytë “Master Shkencor” në Fakultetin e Shkencave Pyjore. Duke marrë shkas nga mungesa e teksteve të specializuara të gjuhës angleze me fokus ESP, stafi i këtij departamenti ka mundësuar hartimin e teksteve të specializuara sipas profileve të fakulteteve. Më konkretisht janë hartuar tekstet:

1- Anglishtja e Bujqësisë & Mjedisit;

2- Anglishtja e Pylltarisë;

3- Anglishtja e Mjekësisë Veterinare;

4- Anglishtja e Teknologjisë Ushqimore;

5- Anglishtja Ekonomisë, Biznesit &  Kontabilitetit;

Pranë Departamentit të Gjuhëve të Huaja në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit është hapur “German Corner”, e cila do të vihet në shërbim të studentëve të kampusit universitar UBT, të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën gjermane. Ky kënd u mundësua me mbështetjen e Goethe-Zentrum Tirana, pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Instituteve Gëte dhe ka mision nxitjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit gjuhësor dhe kulturor ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Duke filluar nga viti akademik 2021-2022 gjuha gjermane do të jetë pjesë e kurrikulës së studimit për studentët e Masterit shkencor, që konsiderohet një element i nevojshëm edhe në drejtim të vazhdimësisë së studimeve në nivelin e tretë të programeve të doktoratës apo edhe të studimeve post-doktoratë ndërsa gjithashtu. Në këtë qendër përveç kurseve të gjuhës gjermane do të zhvillohen edhe aktivitete e veprimtari të ndryshme.

Kjo qendër nuk do të ketë si qëllim vetëm zhvillimin e kursit të gjuhës gjermane, por do të shërbejë si një qendër ku do të organizohen një sërë veprimtarish nga institucione të ndryshme, si një qendër ku studentët mund të informohen e të marrin të dhëna për bursa studimi jashtë vendit.